• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Arrestimi i Veliajt, ja kur do ta thyejë heshtjen Edi Rama

10/02/2025
in Politikë
Arrestimi i Veliajt, ja kur do ta thyejë heshtjen Edi Rama

E ndërsa pritej një reagim ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të flasë nesër për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shefi i mazhorancës ka lënë të nënkuptojë se do të reagojë për arrestimin e Veliajt në rubrikën e tij të “Sy më sy” në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ditën e sotme Rama mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj përplasi sot në Kuvend mazhorancën dhe opozitën.

Sali Berisha kërkoi në seancë kryeministrin Rama, duke e ftuar të japë dorëheqjen.

“Iku nga Shkodra. Ku është mo, ku është Edi Rama? Ka vetëm një zgjidhje sot para shqiptarëve, largimin e Edi Ramës, dorëheqjen e tij të menjëhershme”, u shpreh kryedemokrati Berisha.

Përmes arrestimit të Veliajt, Berisha tha se SPAK-u po mbron Kryeministrin Rama.

Në kundërpërgjigje, Ministri për Parlamentin nuk komentoi vendimin e GJKKO-së, por e ftoi Berishën të bëjë kallëzim në SPAK për akuzat e ngritura në adresë të Ramës.

“Gjeni një rast kur ky krah i sallës të jetë shprehur apo të ketë bërë komente mbi veprimet e drejtësisë. Asnjëherë. Kemi bërë komente kur drejtësia ka thënë verdiktin përfundimtar. The një lumë gënjeshtrash? Po. Merri nesër dhe bëj një kallëzim në SPAK”, tha Balla.

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’, deri në momentin që ai do të dalë para GJKKO-së për t’u njohur me masën e sigurisë.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!