• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

09/02/2025
in Botë
Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare që lidhen me pronësinë kineze të ByteDance.

Deklaratat e Musk, të bëra në fund të janarit, u publikuan të shtunën nga The ËELT Group, pjesë e kompanisë gjermane të mediave Axel Springer SE, e cila organizoi një samit ku shefi i Tesla-s u lidh me video-konferencë.

“Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok-un,” tha Musk, një javë pasi ish-presidenti Donald Trump u shpreh se do ta mbështeste një blerje të mundshme nga Musk, nëse ai do të dëshironte ta bënte një gjë të tillë.

“Nuk kam asnjë plan se çfarë do të bëja nëse do ta zotëroja TikTok-un,” shtoi Musk, duke theksuar se nuk e përdor personalisht aplikacionin dhe nuk është i familjarizuar me formatin e tij.

“Unë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për ta blerë TikTok-un. Në përgjithësi nuk blej kompani, është diçka e rrallë për mua,” tha ai, duke kujtuar se blerja e rrjetit social Twitter, tashmë i quajtur X, ishte një përjashtim nga rregulli i tij i zakonshëm. “Zakonisht i ndërtoj kompanitë nga zeroja,” theksoi Musk.

Ndërkohë, ish-presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shtyrë ndalimin e TikTok-ut në SHBA, i cili ishte planifikuar të hynte në fuqi më 19 janar. ByteDance ishte vënë përpara një afati për të shitur asetet amerikane të aplikacionit ose për të përballuar një ndalim total në SHBA, për shkak të shqetësimeve se qeveria kineze mund ta detyronte kompaninë të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë. TikTok i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Apple dhe Google ende nuk e kanë rikthyer TikTok-un në ‘dyqanet’ e tyre të aplikacioneve në SHBA, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri. Për të anashkaluar kufizimet, TikTok njoftoi të premten se përdoruesit amerikanë të Android mund ta shkarkojnë aplikacionin përmes paketave të instalimit nga faqja zyrtare e kompanisë.
Trump ka thënë se është në bisedime me disa investitorë për një blerje të mundshme të TikTok-ut dhe pritet të marrë një vendim këtë muaj për fatin e aplikacionit, i cili ka rreth 170 milionë përdorues në SHBA. Këtë javë, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një fondi sovran, i cili mund të përdoret për të blerë TikTok-un.

Nga ana e saj, ByteDance ka mohuar vazhdimisht çdo plan për të shitur TikTok-un.

Qasja e Trump ndaj TikTok-ut përfaqëson një ndryshim të qëndrimit nga mandati i tij i parë presidencial, kur ai kërkoi pa sukses ndalimin e aplikacionit, duke e akuzuar atë për ndarjen e të dhënave të amerikanëve me qeverinë kineze. Së fundmi, Trump ka deklaruar se ka një “vend të veçantë në zemër për TikTok-un”, duke e vlerësuar atë si një faktor që e ndihmoi të fitonte mbështetjen e votuesve të rinj në zgjedhjet e 2024-ës.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!