• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Por a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

07/02/2025
in Politikë
Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Por a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Që nga 16 Tetori 2024 kur mbërritën 16 emigrantët e parë e deri në ditën e parë të këtij muaji, marrëveshja Shqipëri-Itali ka marrë 3 herë “goditje”. Akomodimi i emigrantëve në Shëngjin e Gjadër nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë, pasi Gjykata e Apelit në Romë ka thënë vazhdimisht “Jo-në” e saj. Pa llogaritur këtu dy muaj pauzë, pra asnjë emigrant i shpëtuar në Mesdhe që është sjellë në brigjet shqiptare nga

Të paktën në kaq kohë, kjo dakordësi mes shteteve i ngjan një “rrugëtimi vajtje-ardhje”. E në këto kushte lind pyetja, a po dështon plani i kërkuar nga Italia e për të cilin Shqipëria pa hezitim ka ofruar ndihmë?

Pikërisht një përgjigje për këtë ia kërkoi një gazetar sot në Madrid kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha se “nuk ka një mendim për çfarë po ndodh, e se në fakt pyetja i duhet drejtuar homologes së tij Giorgia Meloni”.

Megjithatë, theksoi se Shqipëria ka një rol të thjeshtë në këtë pakt.

“Marrëdhënia jonë është mijëvjeçare, ne i detyrohemi shunmë Italisë, sidomos për atë që ka bërë pas rënies së komunizmit e që n aka ndihmuar shumë në momente tejet dramatike. Së fundi, por jo nga rëndësia kur patëm tërmetin shkatërrues trupat italiane të emergjencave cilive erdhën dhe rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat. Kështu që, ata na e kërkuan këtë dhe ne ndihmuam siç mendoj çdo komb evropian duhet të ndihmojë tjetrin”, tha ai.

Shtoi se “operacioni është 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane”.

“Dy qendrat kanë tipare ekstra territoriale, ndaj siguria, lëvizja, trajtimi, aspekti ligjor. Gjithçka është italiane! Duhet të pyesni palën italiane, jo ne”, përfundoi Rama.

Nga ana tjetër, Meloni ka deklaruar me bindje se marrëveshja nuk do rrëzohet, madje e ka cilësuar “leksion për Europën”.

Kujtojmë se kjo marrëveshje me rëndësi u nënshkrua më 6 Nëntor të 2023-it, e ndryshe nga ç’ishte parashikuar ka kaluar shumë ‘peripeci’. E nëse ato do kapërcehen, kjo varet sidomos nga verdikti që Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të japë më 25 Shkurt.

Sido që të shkojë, numri një i qeverisë shqiptare e ka bërë të qartë se “sa herë Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”.

Tv Klan

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!