AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga vrasja e kryekomisarit Lamaj, arratisja dy herë nga burgu, droga e vjedhjet – Kush është i arrestuari i “bandës së Niklës”

by SHT Media
05/02/2025
in Kronikë
6
0
Nga vrasja e kryekomisarit Lamaj, arratisja dy herë nga burgu, droga e vjedhjet – Kush është i arrestuari i “bandës së Niklës”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 30-vjeçar shqiptar, Edison Pula, ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.

I shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe i dënuar me 14 vite burg, ai është vënë në pranga në Luksemburgut dhe pritet të ekstradohet në vendin tonë.

30 vjeç i lindur në Krujë është dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Edison Pula, njihet si njeriu që në Shqipëri hodhi në erë karrierën dy policëve mbasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg. Po ashtu ai është arratisur edhe nga një burg në Itali.

Nga burgu i Trevizos, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.

Por më shumë se sa episodet e vjedhjeve në Itali dhe Shqipëri dhe implikimi në drogë, emri i të arratisurit Edison Pula lidhet me një nga atentatet me tritol të organizuar ndaj njerëzve të hetuar për vjedhjen e një mjeti që u përdor për vrasjen e kryekomisar Ditan Lamaj.

Numri i telefonit që aktivizoi bombën me tritol në 19 shtator 2016 në automjet Gentjan Bejtjes i dëmtuar rëndë në atë kohë, e tradhtoi Elidon Pulën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Krimet e renda e hetuan në atë kohë shënjestrën e atentatit të Pulës, Gentjan Bejtja, së bashku me Enver Stafukën, si hajdutët që siguruan makinën “BMË” prej nga ku u qëllua me breshëri Dritan Lamaj, Dëshmor i Atdheut.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka raportuar më herët se për atentatin që synoi të asgjësonte një person që ka dijeni për autorët e vrasjes së një polici si Lamaj, prokuroria mori nën hetim jo vetëm Edison Pulaj por edhe Oltion Cacën, që të dy nën akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe shpërthim me eksploziv.

Ky hetim së bashku me vendimet e fajësisë është rekursuar në Gjykatën e lartë, së bashku me episode të tjera për të cilat i arratisuri akuzohet në Shqipëri si vjedhje dhe drogë.

Në Krujë, dy ditë mbasi ai u morr i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thane se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!

14/10/2026

Rama: Protestuesit që sulmojnë policinë nuk janë studentë

14/10/2026

Protestuesit përzënë Edi Palokën dhe e lagin me ujë: Rama në burg, Berisha në burg!

14/10/2026

VIDEOLAJM / Protestuesit pajisen me maska e doreza! Kush është donatori…?

14/10/2026

IEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ën

14/10/2026

Ekzekutim “makabër”. Ushtarakët kundërshtojnë pushkatimin e Nidal Hasan

14/10/2026

Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

14/10/2026

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

14/10/2026

Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve

14/10/2026

Zhduket anija me tre persona në Skoci, gjendet trupi i njërit prej anëtarëve

14/10/2026

Huthët kërcënojnë Riadin dhe Izraelin me ndihmën e Kinës, synojnë të prodhojnë një raketë me rreze veprimi mbi 3,000 km

14/10/2026

“Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

14/10/2026

205 mijë studentë dhe gjimnazistë. Sa në protestë?

14/10/2026

Kremlini për luftën në Ukrainë: Evropianët po bëjnë gjithçka që munden për ta vazhduar atë

14/10/2026

Policia apel protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar dhe shmangni dhunën!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!
  • Rama: Protestuesit që sulmojnë policinë nuk janë studentë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.