• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek: Ja kur mund të shpërthejë vullkani

04/02/2025
in Botë
Vala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek: Ja kur mund të shpërthejë vullkani

Profesori i njohur i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthimios Lekkas në një prononcim gjatë mbrëmjes së sotme për aktivitetin e shtuar sizmik midis Santorinit dhe Amorgos, është përpjekur të qetësojë banorët e dy ishujve.

Lekkas shpjegoi se ka shumë pak gjasa që të ndodhë skenari i një tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter dhe se banorët e Santorinit duhet të ndjehen të sigurt.

“Sot në mëngjes në orën 4:40 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Mbrëmja ishte relativisht e qetë, por më pas patëm një rritje. Vlerësojmë se ky aktivitet sizmik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këto tërmete ndodhin ngadalë dhe gradualisht. Do të doja që një tërmet midis 5.2 dhe 5.3 i shkallës Rihter të ndodhte më shpejt. Një tërmet me magnitudë deri në 5.5 vlerësojmë se nuk do të kishte ndikim në ishull. Nuk duhet të ketë panik për të ikur. Kam konstatuar se këtu punojnë kryesisht të huajt”, tha fillimisht ai në televizionin MEGA.

Lidhur me hipotezat për rizgjimin e vullkanit mbi të cilin ngrihet shkëmbi ku shtrihet ishulli i Santorinit, një teori që ka qarkulluar ditën e fundit, Lekkas tha se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri.

“Epiqendra e tërmetit po zhvendoset, duke lëvizur në verilindje drejt Amorgos. Kjo do të thotë se po largohet nga Santorini dhe kjo është gjë e mirë, por po shkon drejt Amorgos. Amorgos nuk ka aq cenueshmëri sa Santorini. Efektet e një tërmeti do të jenë më të vogla në Amorgos sesa në Santorini. Kjo nuk ka të bëjë fare me vullkanin. Jo se nuk ka asnjë aktivitet vullkanik, ai ka qenë atje për mijëra vjet. Ne kemi llogaritur se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri. Vullkani ka shpërthyer çdo 20,000 vjet në 200,000 vitet e fundit”, vlerësoi profesori.

I pyetur për zhurmën e dëgjuar orët e fundit në ishuj, Lekkas shpjegoi se është rezultat i proceseve sipërfaqësore dhe jo vetë tërmeti. Siç tha ai, zhurma vjen kryesisht nga difuzioni i valëve zanore dhe në disa vende është intensive e në vende të tjera jo.

“Është një proces induktiv dhe nuk ka të bëjë me tërmetin. Përveç nëse tërmeti është në një distancë të afërt, pra në 1-2 kilometra ose në një distancë më të shkurtër. Më pas dëgjohet zhurma e tërmetit. Në distanca më të mëdha nuk dëgjohet asnjë zë”, theksoi Lekkas.

Më të lexuarat

  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!