• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK kërkon 35 vite burg për Jemin Sherën: Shënjestra u vëzhgua për 6 muaj

03/02/2025
in Kronikë
Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK kërkon 35 vite burg për Jemin Sherën: Shënjestra u vëzhgua për 6 muaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën (në arrati), i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, më e rënda ajo e vrasjes me paramendim si dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.

Gazetatarja e Klan News, Glidona Daci ka mësuar se nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen, ka krijuar grupin kriminal. Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 Shkurtit të vitit 2021 në Tiranë.

SPAK shkoi drejt identifikimit të Jemin Sherës, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin.

Ky i fundit po gjykohet bashkë me 3 persona të tjerë të arrestuar, të cilët ndihmuan Ernejt Shytin të kryente ekzekutimin në qendër të Tiranës, pranë Piramidës. Shyti, pas identifikimit vendosi të flasë për drejtësinë dhe tregoi se si për vrasjen e ndodhur iu premtuan 50 milionë Lekë, por që nuk arriti t’i merrte.

Në Tetor të 2023-shit, ai rrëfeu për treshen gjykuese se si kishte nisur plani për ekzekutimin e Sofisë pas kërkesës së bërë nga shtetasi Xhulio Visha, miku i tij. Viktima u ndoq për disa ditë në itinerarin e lëvizjeve që bënte dhe gjatë kësaj kohe, i riu i identifikuar nga rrobat që hodhi gjatë arratisjes, bënte prova me armën e zjarrit, pasi nuk e kishte përdorur me parë.

Ernejt Shyti gjithashtu ka treguar se të njëjtët persona të akuzuar në këtë vrasje, kishin në plan të kryenin edhe ngjarje të tjera me pagesë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!