• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Vetë tha më 21 janar do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë protestues”, gazetari: Berisha nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje

20/01/2025
in Politikë
“Vetë tha më 21 janar do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë protestues”, gazetari: Berisha nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje

Vetë Mahmutaj ka qenë në protestë atë ditë në lidhje transmetimi direkt dhe gjithashtu mbeti i plagosur. Mahmutaj tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kanë kaluar 14 vite nga ajo ngjarje, teksa jemi me vonesë në mbledhjen e fakteve.

”Ka kaluar 14 vite. Vetëm nga transmetimi do kemi provat e plotë me veprimet hetimore. Jemi 14 vjet me vonesë dhe në fazën e mbledhjes së provës. Provat janë aty. E ka thënë pas vrasjes kryeministri atëherë, do kisha vrarë jo 4 po 4 mijë. Jo vetëm qytetarët por edhe kreun e opozitës. Nuk ka mohuar vrasjet dhe urdhrin për vrasje. Çfarë pritet më për ta marrë të pandehur?”

Mahmutaj tregoi se si atë ditë shefi i gardistëve Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në Kryeministri pasi nuk po jepte urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

”Shef i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit. Duhej marrë në ndjekje penale. Prendi ka dhënë urdhrin direkt për të qëlluar mbi njerëzit. Kemi gardistin Altin Llupo ka qëlluar mbi njerëzit. Kemi këta 4 persona të cilët që duhet të ishin në burg.

Ish ministri i Brendshëm Basha duhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me 21 janarin. Mendoj se ai u përdor më shumë moskryerje veprime se sa për kryerje. Nuk janë thirrur deputetët e opozitës atëherë për protestën.

Janë rrahur dhe dhunuar policët. Është vepër penale. ka pasur më pas dhunë të qytetarëve dhe disa nuk kishin lidhje me protestën. Ata që urdhëruan kanë 14 vjet dhe vazhdojnë dhe të sulmojnë akoma. Nuk është se nuk ndihen se mendojnë se sulmi është mbrojtja më e mirë. Ajo punë që duhet të ishte 2 orë pas krimit, kemi 14 vjet dhe atë 2 orësh nuk e kemi mbaruar akoma”.

Mahmutaj shton se ekziston kopja e hard diskut të serverëve të kryeministrisë për të cilën SPAK është në dijeni.

”Adhami ka rrahur Ndrea Prendi në zyrë. Doli ditën tjetër në media me syrin e nxirë. Nuk ishte në përballje me protestuesit. E rrahën për të qëlluar mbi njerëzit. Provat ishin të mjaftueshme që nga momenti i parë. Mos të pretendohet se  nuk ka kopje të hard-diskut të serverëve. SPAK do jetë në dijeni. Nga mediat është thënë disa herë se kopja ekziston.”

Dy ditë pas protestës me 4 të vrarë, gardistët nuk lejonin prokurorët dhe hetuesit të afroheshin në vendngjarje për të sekuestruar gëzhojat.

”Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet.

Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar. Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin.

Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet.”

Më tej përfundon duke thënë se ende nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjet e drejtësisë si 21 janari, Gërdeci apo edhe dosjen ‘Partizani’.

”Berisha kaq kohë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për Partizanin. Luhet kukafshehti, vaj hallin çdo ndodhi me 21 janarin. Nuk ka vullnet për ti zgjidhur.”

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!