AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ramazan Mataj iu ndau motrën nga burri, gjykata merr vendim për vëllezërit vrasës

by SHT Media
10/01/2025
in Kronikë
6
0
Ramazan Mataj iu ndau motrën nga burri, gjykata merr vendim për vëllezërit vrasës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj.

Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë. Ndërkohë, vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje. Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, e cila sipas autorit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nga drithërat te frutat: si lidhet ushqyerja me një gjumë më të mirë

13/10/2026

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

13/10/2026

“Netanyahu priti kosovarët dhe kërcënoi Millosheviçin”, Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës

13/10/2026

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

13/10/2026

Ndahet nga jeta aktori i “Breaking Bad”, që erdhi në Tiranë tri vite më parë

13/10/2026

Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

13/10/2026

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër i Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga drithërat te frutat: si lidhet ushqyerja me një gjumë më të mirë
  • BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.