• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bilanci i një viti, në Tiranë u sekuestruan 18 kg kokainë, mbi 300 persona në pranga

07/01/2025
in Kronikë
Valixhet plot me drogë! Arrestohet ish-sulmuesi i Arsenalit

Të gjesh drogë në Tiranë nuk është e vështirë. Mjafton të pyesësh personin e duhur në çdo lagje të saj, që sërish nuk është e vështirë ta gjesh edhe atë. Këtë e tregojnë shifrat që flasin për një numër të lartë personash të proceduar apo të arrestuar në kryeqytet gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2024, Antidroga e Tiranës ka proceduar 1226 persona, nga të cilët 316 janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë shpallur në kërkim”.

Pjesa më e madhe e personave të arrestuar kanë qenë në flagrancë dhe të mbajtur nën vëzhgim për muaj me radhë. Sipas të dhënave, 892 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Kryesisht shpërndarësit vendoseshin në afërsi të lokaleve, por edhe në dyert e shkollave. Për të mos rënë në gjurmët e policisë, në jo pak raste krerët e grupeve kriminale kanë përdorur edhe minorenë për të shpërndarë lëndën narkotike, transmeton A2 CNN.

Gjatë vitit 2024, vetëm në Tiranë janë sekuestruar gjatë operacioneve 18 kg kokainë dhe 129 kg kanabis. Zona e ish Parkut të Autobusëve dhe ish-stacioni i Trenit janë cilësuar si vende të nxehta për policinë. Zona problematike janë edhe ato periferike, si Lapraka, Astiri e Kombinati, shkruan A2 CNN.

Disa nga operacionet më të bujshme dhe me më shumë persona të arrestuar ishin “Tempulli 2”, ku u prangosën 67 persona dhe “Tempulli 4” me lëshimin e 28 urdhër arresteve. Operacione policore të tjera kanë zbuluar dhe disa raste të ndryshme kur trafikantët kanë sjellë në vendin tonë drogë me postë.

Jo pak i bujshëm ishte edhe operacioni i zhvilluar në muajin mars të 2024, ku agjentët iu vunë në ndjekje Enea Sulejmanit që kishte me vete në makinë 1 kg kokainë. I riu për t’i shpëtuar arrestimit tentoi të shtypë oficerët e policisë, ku njëri prej tyre qëlloi për vetëmbrojtje dhe plagosi me armë në këmbë Sulejmanin. Në atë operacion më vonë u zbulua se një agjent i operacionales bashkëpunonte me grupin kriminal të shpërndarësve të drogave të forta.

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!