AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Presion për dosjet e 21 Janarit dhe Gërdecit” gazetari Doçi: Protesta e demokratëve para SPAK, për hallet e Berishës

by SHT Media
06/01/2025
in Kronikë
6
0
Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi komenton edhe protestën e Berishës para SPAK me një grusht militantësh. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se kjo protestë është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar hallin familjar të Berishës.

Sipas Doçit, është presion që po i bëhet SPAK për shkak të dy dosjeve që ka në dorë për familjen Berisha, 21 janarin dhe Gërdecin.

“Protestë diskredituese për opozitën që reflekton për mua dy gjëra, së pari një hall familjar të Berishës për shkak të dosjeve që ka në SPAK dhe dosjet e tjera që janë nën hetim, por edhe për të justifikuar, për të krijuar një lloj atmosfere negative para zgjedhjeve për të justifikuar atë që do ndodhë më 11 maj. Protestohet për një vendim gjykate e cila ka rikthyer një masë sigurie, detyrim paraqitjeje për Berishën, i cili nuk zbatonte se mendonte se është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje dhe i ka thënë nuk është në kundërshtim me kushtetutën. Gjyqtari Pëllumbi që ka dënuar zyrtarë të PS, Tahirin, Felajn dhe është vlerësuar nga kjo opozitë për ato vendime, ka reflektuar thjesht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Unë besoj se është një presion që i bëhet SPAK-ut për shkak të dosjeve që ka SPAK në dorë për familjen Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në PD, duke përfshirë disa deputetë dhe ish-deputetë. Hetimet janë thelluar edhe për Nokën dhe Këlliçin, i cili ishte kandidati për Tiranën dhe humbi me 60 mijë vota. Kjo protestë është bërë për hallin e tij familjar, sepse në SPAK janë dy dosje shumë të nxehta që janë gur prove për SPAK: 21 Janari dhe Gërdeci.

Presion që po i bëhet SPAK për të mos finalizuar këto dosje të tjera të rënda. Protagonistët kryesorë të kësaj skeme janë Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha. Janë dy vendimmarrje të forta nëse do të kemi persona që do të merren në akuzë për Gërdecin dhe 21 Janarin”, tha Doçi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.