• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ndihmoi dy vëllezërit që qëlluan me breshëri ndaj 2 personave në Berat, arrestohet 46-vjeçari

06/01/2025
in Kronikë
Ndihmoi dy vëllezërit që qëlluan me breshëri ndaj 2 personave në Berat, arrestohet 46-vjeçari

Dy persona i shpëtuan një atentati me armë zjarri katër ditë më parë në qytetin e Beratit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit dhe fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Blutë bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe arrestuar 46-vjeçarin i cili ka fshehur automjetin nga i cili kanë qëlluar me armë zjarri dy vëllezërit F. M. dhe M. M. Ai po tentonte të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Kakavijës.

Gjithashtu, policia gjeti në banesat 2 vëllezërve, armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.

Vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F. M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Berat-Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, ku 2 shtetas (të identifikuar tashmë nga Policia), qëlluan nga automjeti me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve të tjerë.

Identifikohet dhe ndalohet në PKK Kakavije, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, 46-vjeçari që fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit. Gjendet në Durrës, automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas.

Gjithashtu, gjenden në banesat 2 vëllezërve, arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije, vunë në pranga shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh., të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen “Donika Kastrioti”. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.

Vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F. M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!