AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

by SHT Media
27/12/2024
in Kronikë
6
0
U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen ndaj 4 personave të cilët akuzohen për trafik droge.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani, sasinë prej mëse 1000 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën mbi 3 milionë euro.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, në ngarkim të 4 të pandehurve;



1. Islam Sefa (alias Xaka) – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 9 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021 si dhe 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. Hajdar Lala (alias Xaka, alias Sefa) – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode (të datave 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020 dhe 29.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

3. Vidjan Baroka – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 4 episode (të datave 08.04.2020, 08.04.2020, 30.04.2020, 22.05.2020), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. Durim Xaka – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 7 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020 dhe 02.02.2021), 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, bashkëpunimi gjermano-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe duke u bazuar tek komunikimet e zhvilluara në platformat e enkriptuara, EncroChat dhe SkyEcc, janë administruar prova në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, të cilat, kanë identifikuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë, të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe pasi futej në territorin gjerman tregtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si edhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
Nga hetimet ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve 2020-2021 kanë trafikuar në Gjermani, sasinë prej mëse 1000 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, vlera e së cilës arrin shumën e 3,374,400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Nga aktet e administruara për këtë procedim penal ka rezultuar dhe është provuar se të pandehurit, Islam Sefa (alias Xaka), dhe Hajdar Lala (alias Sefa, alias Xaka) kanë pasur rol drejtues dhe financues në veprimtarinë e paligjshme kriminale të trafikimi të narkotikëve, ndërsa të pandehurit, Vidjan Baroka dhe Durim Xaka dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar dhe dënuar në Gjermani, kanë pasur rol ndihmues.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 150 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr. 150/1 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026

Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik!

12/10/2026

Zbardhen ndryshimet në ligjin e emigracionit në Angli, preken edhe emigrantët shqiptarë pa leje qëndrimi! Kriteret dhe masat

12/10/2026

E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal, i arrestuar edhe gjyshi i kamerierit të dyshuar!

12/10/2026

Gjuajtën me vezë dhe ujë Ramën dhe socialistët në Kuvend, Etika merr vendimin për Bardhin dhe Balliun! Ja me sa ditë përjashtohen

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë
  • “Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.