• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri: Nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe

03/12/2024
in Botë
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri: Nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë diplomaci për zgjidhjen e konfliktit në veri të Sirisë, gjatë një bisede telefonike që zhvilluan më 3 dhjetor pas rinisjes së luftimeve.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e Erdoganit, udhëheqësi turk tha se Siria nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe.

“Presidenti Erdogan theksoi se përderisa Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, po ashtu kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Siri”, i tha Erdogan Putinit gjatë bisedës telefonike, tha zyra e udhëheqësit turk në një njoftim të publikuar në X.



Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të hapen më shumë hapësira për diplomaci në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike.

Erdogan është zotuar se Turqia do të mbajë qëndrimin e saj sa i përket luftës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara dhe “zgjatimeve” të saj që po tentojnë të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri, u tha në njoftim.

Erdogan dhe Putin zhvilluan këtë bisedë telefonike në kohën kur rebelët sirianë po avancojnë kundër forcave qeveritare, pasi morën nën kontroll Alepon javën e kaluar. Më 3 dhjetor, rebelët i janë afruar qytetit Hama, thanë rebelët dhe Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 3 dhjetor se numri i viktimave nga ofensiva e rebelëve në veri të Sirisë ka arritur në 602, përfshirë 104 civilë.

Sulmi ndaj qytetit Hama do të rriste presionin ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin Rusia dhe Irani e mbështesin kundër forcave opozitare. Ky qytet është nën kontrollin e Qeverisë që kur nisi lufta civile më 2011.

Kremlini tha se Putini theksoi nevojën për “një përfundim të shpejtë të agresionit terrorist kundër shtetit sirian nga grupet radikale”. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për këtë çështje, u tha në njoftimin e lëshuar nga Kremlini.

“Dy presidentët do të vazhdojnë të jenë në kontakt në kontekstin e kërkimit të hapave për të ulur tensionet”, u tha në njoftim.

Lufta civile siriane për vite të tëra ishte e fjetur deri në ofensivën e madhe që nisën militantët në veriperëndim të Sirisë, që ringjalli konfliktin.

Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij javën e kaluar morën nën kontroll shumicën e qytetit të Alepos dhe zonat rurale përreth.

Kjo është ofensiva më e madhe që është zhvilluar në Siri në vitet e fundit.

HTS është grup militant islamik që kërkon krijimin e një shteti në Siri që do të qeverisej nga ligji islamik. Ky grup, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, besohet se ka ndërmjet 5.000 deri në 10.000 luftëtarë, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane./Rel

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!