AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Polici në Maqedoninë e Veriut heq flamurin shqiptar për festat e nëntorit, zv/ministri i Brendshëm: Do të ketë masë disiplinore kundër punonjësit

by SHT Media
29/11/2024
in Botë
6
0
Polici në Maqedoninë e Veriut heq flamurin shqiptar për festat e nëntorit, zv/ministri i Brendshëm: Do të ketë masë disiplinore kundër punonjësit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë e turpshme ka ndodhur këtë të premte në Maqedoninë e Veriut, ku policia ka ndërhyrë për të hequr flamujt shqiptarë të vendosur për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dallohet momenti kur një polic heq nga shtylla një flamur shqiptar në Kumanovë.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar për këtë situatë, duke u shprehur se do të merren masa disiplinore kundrejt punonjësit.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim.
Ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, ndërsa institucionet do të jenë garancë për respektimin e tolerancës dhe të drejtave ndërmjet të gjitha komuniteteve.
Sipas nenit 319 të Kodit Penal, kushdo që me dashje nxit përçarje, intolerancë ose urrejtje përmes fyerjes ose shkatërrimit të simboleve kombëtare ose fetare, do të mbajë përgjegjësi penale. Nuk do të lejoj që një sjellje e tillë, sidomos kur vjen nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mbetet e pandëshkuar.
Si zv/ministri i Punëve të Brendshme, unë qartë e dënoj çdo shkelje ose mosrespektim të simboleve shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nëse bëhet fjalë për flamurin e maqedonasve, shqiptarëve, apo të cilitdo bashkësi etnike tjetër.
Dje të gjithë së bashku e dënuam aktin e fyerjes së flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar angazhimin tonë për bashkëjetesë dhe respekt reciprok. Sot, gjithashtu e dënoj dhe konfirmoj se do të ketë përgjegjësi për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka vepruar në mënyrë fyese dhe të papranueshme ndaj flamurit, i cili është simbol kombëtar i shqiptarëve, një flamur që është rregulluar me ligj për përdorim sipas normave ligjore të shtetit tonë”, ka shkruar Iseni.



SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.