AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Po shkojmë drejt konfliktit global”/ Putin kërcënon SHBA-të: Nëse vijoni provokimet, do rrafshojmë Ukrainën!

by SHT Media
21/11/2024
in Botë
6
0
“Po shkojmë drejt konfliktit global”/ Putin kërcënon SHBA-të: Nëse vijoni provokimet, do rrafshojmë Ukrainën!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimri Putin ka thyer heshtjen për lëvizjet e fundit në fushën e betejës. Ai foli për sulmet e mëngjesit të sotëm të kryera në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, ku u përdorën raketa balistike me rreze të mesme veprimi të cilat mund të mbajnë edhe koka bërthamore.

Putin deklaroi se ky sulm ishte një përgjigje ndaj përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike nga forcat ukrainase, duke dërguar kështu një paralajmërim të qartë ndaj Perëndimit se përshkallëzimi do të sjellë pasoja. Ai pranoi se Rusia kishte testuar një raketë hipersonike jo bërthamore, test i cili sipas tij doli i suksesshëm.

“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e një të sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike, testi ishte i suksesshëm”, raportohet të ketë thënë Putin.



Më tej presidenti rus, deklaroi se sulmi i mëngjesit të sotëm kishte si synim një fabrikë armatimi ukrainas në qytetin e Dnipropetrovsk.

“Një nga komplekset industriale më të mëdha të njohura që nga epoka sovjetike është goditur në territorin e Ukrainës, në qytetin e Dnipropetrovsk. Ajo është ende duke prodhuar raketa dhe armatime të tjera”, shton ai.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi Kievi akuzoi Rusinë për përdorimin e një rakete balistike ndërkontinentale për herë të parë në histori mes një sulmi më të gjerë raketor gjatë natës në qytetin e Dnipro. Zyrtarët perëndimorë cituan më vonë në raportet e mediave, kundërshtuan pretendimin e Kievit, duke thënë se sulmet gjatë natës në Ukrainë kishin përdorur vetëm raketa balistike.

“E përsëris, testimi luftarak i sistemit raketor Oreshnik po kryhet nga ne në përgjigje të veprimeve agresive të NATO-s kundër Rusisë”, tha Putin.

Putin paralajmëroi Perëndimin se Moska mund të godasë fabrikat ushtarake të çdo vendi, armët e të cilit janë përdorur kundër Rusisë. Ai tha gjithashtu se sulmet ndaj Rusisë me armë perëndimore nuk do të ndryshojnë rezultatin e “operacionit special” të Rusisë dhe se Moska do të përgjigjet në mënyrë simetrike ndaj çdo përshkallëzimi.

“Ne e konsiderojmë veten të justifikuar në përdorimin e armëve tona kundër objektivave ushtarake në ato vende që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve tona. Në rast të përshkallëzimit të veprimeve agresive, ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe në përputhje me rrethanat”, vijoi ai.

Putin lëshoi kërcënimin e frikshëm duke thënë se në momentin që do të përdorë sistemin e raketave Oreshnik me mbushje të plotë në territorin ukrainas, do të lëshojë një paralajmërimin për arsye humanitare që qytetarët të largohen.

“Sigurisht, kur zgjedhim objektiva për sisteme si Oreshnik në territorin ukrainas, si një masë e nevojshme dhe hakmarrëse, ne do të nxisim paraprakisht civilët dhe qytetarët e kombeve mike të pranishme në ato zona që të evakuohen. Ne do ta bëjmë këtë hapur dhe publikisht, për arsye humanitare, pa pasur frikë nga ndonjë kundërshtim nga armiku, i cili gjithashtu do të marrë këtë informacion. Pse nuk ka frikë? Sepse nga sot nuk ka asnjë mjet për t’iu kundërvënë armëve të tilla”, tha Putin duke shtuar se Oreshnik është në gjendje të arrijë objektivat me një shpejtësi prej 2.5 deri në 3 kilometra në sekondë./

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.