• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Operacioni “Mobi Dik” në BE: Sekuestrohen 520 milionë euro nga klanet mafioze

14/11/2024
in Botë
Operacioni “Mobi Dik” në BE: Sekuestrohen 520 milionë euro nga klanet mafioze

Një operacion mbareuropian kundër evazionit fiskal ka zbuluar një grup prej afro 200 shtetasish të dyshuar për lidhje me disa grupe mafioze italiane, për 47 nga të cilët është kërkuar edhe arrestimi.

Operacioni “Mobi Dik” u kryesua nga Zyra e Prokurorit Publik Europian në Milano dhe Palermo, ndërsa kërkimet u shtrinë në 10 shtete. Masat ndaluese janë dhënë në Bullgari, Kroaci, Qipro, Çeki, Itali, Luksemburg, Holandë, Sllovaki, Spanjë, si edhe në shtete jashtë BE-së.

Hetimet çuan në konfiskimin e rreth 520 milionë eurove, që ishin shmangur nga taksimi, dhe për rreth 1,3 miliardë euro dyshohet se 400 kompani nga këto shtete dorëzuan fatura fiktive.



Sipas Prokurorisë Europiane, organizata kriminale vepronte me mafien dhe Kamorrën për të zhvilluar produkte elektronike-informatike (kufje, laptopë e të tjera) dhe për riciklimin e fitimeve. Të përfshirë janë eksponentë të organizatave kriminale siciliane, si Toni Lo Manto, pranë klanit të Brankaços, dhe Kampana.

Nga vitet 2020 deri në 2023, këto grupe shfrytëzonin hapësirat për mosaplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për operacionet tregtare ndërkufitare ndërmjet subjekteve ekonomike nga vende anëtare të BE-së, në këtë rast shoqëri fantazmë, dhe produktin që blinin pa tatim (nga kompanitë që më pas zhdukeshin nga tregu për të shmangur taksat) ua shisnin kompanive në Itali duke zbatuar TVSH-në normale.

“‘Mobi Dik’ është një hetim i rëndësishëm për Zyrën e Prokurorit Publik Europian. Ka kaluar mjaft që nga rënia e fundit e alarmit për rrezikun e grupeve të organizuara kriminale dhe përfshirjen në mashtrim ndaj buxhetit të BE-së. ‘Mobi Diku’ tregon se nuk ka dy botë të ndara kriminale. Nga njëra anë, bota e kriminelëve të rrezikshëm vërtet të këqij që transportojnë drogë, trafikojnë njerëz; dhe nga ana tjetër bota e kriminelëve me kollare, që ‘vetëm’ korruptojnë dhe pastrojnë para,” u shpreh kryeprokurorja europiane, Laura Kovesi.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!