• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Masakra me 4 viktima, gazetarja: Drejtori i Policisë në Shkodër dha dorëheqjen 2 ditë para

13/11/2024
in Kronikë
Masakra me 4 viktima, gazetarja: Drejtori i Policisë në Shkodër dha dorëheqjen 2 ditë para

Komisariati i policisë së Shkodrës vazhdon të përballet me pasojat e atentatit të 30 tetorit në qytet, ku katër persona mbetën të vdekur.

Duke folur për emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, gazetarja Emi Kalaja zbuloi se kreu i Policisë lokale, Edmond Sulaj, dorëzoi dorëheqjen para se ngjarja të ndodhte.

“Drejtori i Policisë së Shkodrës e dorëzoi dorëheqjen dy ditë përpara dhe nuk ka rikandiduar në asnjë pozicion, ndonëse ka moshën dhe staturën. Ai ka qenë oficer policie me pozicione të rëndësishme,” tregoi gazetarja.



Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Shkodrës edhe efektivët e policisë lokale për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën në Dobraç. Dyshohet se personi i njohur si Ibrahim Lici, vëllai i viktimës Hamza Lici, ishte po ashtu në makinën e shënjestruar nga atentatorët.

Sipas avokatit Altin Kaziaj, do të ishte e rëndë po të vërtetohet se efektivet e lejuan atë të largohet nga vendngjarja.

“Drejtori i Policisë së një qarku është zyrtar shumë i lartë i Policisë, i cili ka në varësi të vet të gjithë specialistët e antikrimit, që duhet ta kishin zbuluar dhe parandaluar ngjarjen. Ne po numërojmë vetëm viktimat në këtë rast. Janë dy pjesë: pala që ka qëlluar dhe pala viktimë. Ndërkohë që sipas meje Policia e Shtetit duhet të jetë pjesa e tretë me veprime hetimore proaktive dhe me veprime shumë të shpejta,” tha z. Kaziaj në “Jetë shqiptare”.

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se çështja do të shkojë në SPAK, pasi institucioni lokal nuk ka kompetencën për ta hetuar një ngjarje ku dyshohet se përfshihet një grup i strukturuar kriminal.

Viktima të pafajshme të atentatit të 30 tetorit mbetën edhe një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motoçikletë dhe u përplasën fatalisht nga automjeti i Licit, pasi ai doli jashtë kontrollit.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!