• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Europës i kanoset një rrezik”, shefi i NATO-s: Raketat e Rusisë kërcënojnë SHBA-në

12/11/2024
in Botë
“Europës i kanoset një rrezik”, shefi i NATO-s: Raketat e Rusisë kërcënojnë SHBA-në

Bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak në rritje midis Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit po kërcënon Evropën, Indo-Paqësorin dhe Amerikën e Veriut, Ky është paralajmërimi që ka ngritur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Rutte në takimin me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dha indirekt edhe një mesazh për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, pasi nënvizoi rëndësinë e unitetit transatlantik dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

“Pas dorëzimit të municioneve dhe raketave balistike, Koreja e Veriut tani ka dërguar trupa për të luftuar dhe për të vdekur përkrah Rusisë në luftën e saj të paligjshme. Në këmbim, Rusia i ofron Koresë së Veriut financim dhe teknologji raketore. Kjo është shumë shqetësuese. Këto raketa paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për në territorin e Shteteve të Bashkuara, në Evropë, në Indo-Paqësor dhe në Euro-Atlantik më të gjerë”, tha Mark Rutte, sekretar i Përgjithshëm i NATO.

Rutte përshkroi atë që ai i shihte si rreziqet që vinin nga ndihma ushtarake e Koresë së Veriut dhe Iranit për Rusinë. “Në të njëjtën kohë, Kina mbështet ekonominë e Rusisë, mundëson industrinë e saj të mbrojtjes dhe përforcon narrativën e saj në të gjithë skenën botërore,” tha Rutte.



Nga ana e tij, Presidenti i Francës, Macron foli për domosdoshmërinë e një Ukraine të fortë dhe një Europe të fortë. “Një Ukrainë e fortë, saktësoi Macron, do të thotë se mbështetja për këtë vend të sulmuar nga Rusia mbetet një prioritet absolut”. Duke iu drejtuar Rutte, Macron tha se sot “ne e dimë se mund të mbështetemi tek ju në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet transatlantike, për Ukrainën dhe për Evropën në tërësi”.

Rusia po përparon mbi Ukrainë me ritmin e saj më të shpejtë që nga viti 2022, pavarësisht humbjeve të mëdha. Ndërkohë Trump ka kritikuar shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka thënë se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë me shpejtësi, pa thënë se si.

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!