• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mbaroi mosbindja civile? Justifikohet Berisha: Na keni keqkuptuar! S’kemi gjë kundër Kuvendit ne

08/11/2024
in Politikë
Mbaroi mosbindja civile? Justifikohet Berisha: Na keni keqkuptuar! S’kemi gjë kundër Kuvendit ne

Rikthimi i opozitës në parlament, për Sali Berishën, nuk vjen në kundërshtim me një vendim që opozita kishte marrë për bojkotim të aktivitetit parlamentar. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se përjashtimi masiv i deputetëve demokratë nga mazhoranca socialiste i detyroi ata të mos ishin të pranishëm në Kuvend.

Sipas tij, keqkuptimi ka qenë se nuk ka asnjë vendim të PD-së për bojkotin e seancave parlamentare. “Në rast se i rikthehemi, ju e dini që deputetët tanë që nuk kanë qenë të përjashtuar, kanë shkuar në çdo seancë, por janë bllokuar te dera në mënyrë të paligjshme. Nuk ka pasur asnjë vendim, edhe njëherë, që të braktiset, që të bojkotohet parlamenti, gjë që mund të merrej, por nuk është marrë,” tha Berisha.

Për opozitën, buxheti i vitit të ardhshëm është një nga çështjet më të rëndësishme në parlament, pohoi Berisha, teksa shtoi se mosbindja civile për demokratët do të vijojë. “Ne jemi të detyruar të dërgojmë amendamente për këto dhe nuk besoj se PD do të kishte mirëkuptim nga qytetarët nëse ajo debatin për buxhetin nuk e bënte edhe në parlament. Thënë këto, nuk lëviz asgjë nga mosbindja civile. Ju garantoj me përgjegjësi të plotë këtë. Ajo do të vazhdojë në rrugë, sheshe dhe kudo,” deklaroi Berisha.



I pyetur nëse zgjedhja e Donald Trump në krye të SHBA mund ta zhbënte shpalljen e tij non-grata, Berisha u shpreh optimist, por i kujdesshëm në përgjigje. “Nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga George Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur,” shtoi ai.

Në fund të konferencës, Berisha mori një pyetje rreth problemeve që mund të shfaqen nga drejtësia ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. “Çdo vendim i marrë bëhet me urdhër të Edi Ramës,” pohoi kryedemokrati.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!