AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Transformohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Fjalë e mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës

by SHT Media
01/11/2024
in Politikë
6
0
Transformohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Fjalë e mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeqytetit të Tiranës i shtohet një tjetër bllok i rikualifikuar banimi në Njësinë 3. Bëhet fjalë për bllokun që ndodhet ndërmjet rrugëve “Marie Kraja”, “Kokonozët”, “Zana Floqi” dhe “Filip Shiroka”.

Gjatë inspektimit të punimeve, Erion Veliaj, nënvizoi se punimet po ecin me ritme të shpejta për të mbajtur premtimin e dhënë nga bashkia.

“Më vjen shumë mirë që po e mbajmë fjalën për Njësinë 3, siç e kemi mbajtur fjalën për çdo premtim tjetër. E vetmja arsye pse kemi justifikim pse ka nisur në këtë kohë ky projekt, ka qenë Unaza. Pra, kemi pritur që Unaza të konturohet, të përdorim terrenet që ajo ka nevojë, dhe pastaj të ndjekim zhvillimin e Unazës në të gjitha lagjet. Sot jemi tek njësia 3, pastaj do të vazhdojmë në njësinë 4, deri te Bregu i Lumit, teksa aksi i Unazës përparon në të gjitha degëzimet hyrjet-daljet. Praktikisht, do të jetë si në një proces domino”, tha Veliaj.

Më tej kryebashkiaku tha se ky bllok i transformuar do të ketë mjedise çlodhëse, lulishte, kënde lojërash për fëmijë dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore.

“Në projektin e 100 lagjeve kemi përfshirë të gjithë këtë mëhallë të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për të urbanizuar të gjithë zonën mes “Kokonozëve” dhe rrugës “Marie Kraja”. Do të bëjmë maksimumin duke pasur parasysh që disa janë struktura të larta formale, disa të tjera kanë qenë informale, pra nuk është ruajtur vija e rrugës. Qëllimi nuk është që të bëjmë dëm, qëllimi është që të bëjmë mirë; kjo do të thotë që të konturojmë sa të mundemi rrugët, që të ketë një trotuar, të ketë disa barriera sigurie për sigurinë e fëmijëve”, shtoi ai.

Veliaj pati një vlerësim dhe premtim për banorët e zonës.

“Kanë qenë bashkëpunues edhe ata që iu ka rënë gjurma e rrugës dhe u është dashur të tregojnë mirëkuptim se pas 30 vitesh në gjurmë të rrugës do të duhet që ta lëshonin atë terren për të mirën e përbashkët. Kanë qenë mirëkuptues edhe për faktin se fillimisht do të duhet të bëhej rruga kryesore, përpara se të futemi nëpër lagje. Do të bëjmë maksimumin, do i fusim marshin e pestë për të ecur sa më shpejt këtu”, shtoi Veliaj.

Një detaj i rëndësishëm që evidentoi Veliaj është se për zbatimin e këtij projekti janë punësuar edhe shumë banorë të zonës, përfshirë dhe pensionistë.

“Ju falenderoj shumë sepse edhe punësimet i keni marrë nga lagjja, duke i përfshirë gjithë këta njerëz nga komuniteti, për t’u siguruar që sa më shumë financë të ngelet në komunitet, edhe sa më shumë bereqet të prodhohet në këtë komunitet. Shoh që kishte edhe shumë pensionistë që kanë energji dhe duan të punojnë, janë të gatshëm të bëjnë një punë ekstra, edhe përtej pensionit, çka na ndihmon sepse edhe reforma e re e pensioneve synon që t’u japë mundësinë atyre që duan të punojnë dhe që kanë takat të punojnë, të vazhdojnë të shtojnë vitet e tyre të pensionit”, përfundoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.