AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dhuna në Parlament, Peleshi: Ne përgjigjemi me sjelljen tonë. Ata nuk respektojnë vijat e kuqe

by SHT Media
04/10/2024
in Politikë
6
0
Dhuna në Parlament, Peleshi: Ne përgjigjemi me sjelljen tonë. Ata nuk respektojnë vijat e kuqe
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Korça kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi ka komentuar ngjarjen e fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe sjelljen e deputetëve të Opozitës, ndaj të cilëve kërkoi që të respektohen kufijtë e vijave të kuqe, duke debatuar ashpër tha Peleshi, por duke respektuar këto kufij.

“Maxhoranca përgjigjet për sjelljen e vet politike, ligjore, për raportet e veta me institucionet kushtetuese siç është parlamenti. Ne jemi më detyrë, jemi në Kuvend, respektojmë detyrimet ndaj qytetarëve, nëse e keni fjalë për ngjarjet e fundit dhe sjelljet e pahijshme politike në Kuvend besoj duhet të pyesni opozitën”, tha Peleshi në një prononcim për mediat, raporton A2 CNN. “Mua nuk më vjen mirë natyrisht dhe nuk dua të bëj këtë ndarjen, ne dhe ata sepse në fund të fundit jemi kolegë, nuk më vjen mirë për 20-24 apo edhe për 1 deputet të jetë i përjashtuar nga seanca, por jo çdo gjë është në dorën tonë”.

Sa i përket vendimit për përjashtimin e deputetëve, Peleshi tha se me këtë merret sekretariati për etikën që merr në shqyrtim provat dhe vendimin. “Nuk mund të pyetem unë për këtë, personalisht por edhe grupit parlamentar nuk na intereson që të ketë një seancë jo normale me përjashtime, ne duam seancë normale me debat, me debat të fortë normalisht  por brenda vijave të kuqe. I vetmi problem që unë shoh në politikën tonë, është mos respektimi i vijave të kuqe. Të debatojmë por jo të dalim përtej, ajo që ndodhi ishte e paprecedentë, ne nuk mund ta kemi në rritje dhunën në parlament dhe ta kalojmë nga një krizë ndër partiake tek tjetra”, tha Peleshi.

Peleshi gjithashtu u komentoi shkurtimisht edhe protestën e thirrur nga opozita, por tha se e sheh të paarsyeshme një protestë ndaj një vendimi nga një institucion që nuk varet nga qeveria, në një kohë kur të gjithë bashkë kemi votuar reformën në drejtësi. Peleshi kërkesën për qeveri teknike e cilësoi thjeshtë një oreks politik.

“Unë nuk mund të komentoj çfarë thotë opozita, protesta është një element demokratik, nuk është herezi, protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, fakti që opozita do jetë në protestë është e drejta e tyre, kërkesat politike ata mund ti formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për çfarë arsye? Për shkak të një vendimi të formës së prerë nga një institucion i pavarur nga qeveria? A po flasim pasi krijuar së bashku një reformë në drejtësi, e kemi votuar me duartrokitje me 140 vota, tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye do dalin në protestë një parti apo partia tjetër? Nuk shikoj ndonjë substancë”, tha Peleshi.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.