AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Shteti i bektashijve/ Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll: Nismë e mirë që mbështetet nga bektashinjtë në gjithë botën

by SHT Media
24/09/2024
in Politikë
6
0
Shteti i bektashijve/ Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll: Nismë e mirë që mbështetet nga bektashinjtë në gjithë botën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ky është një moment i mirë që po përqafohet nga bektashinjtë në të gjithë botën”.

Kështu e cilëson nismën për krijimin e shtetit sovran të bektashijve në Shqipëri, Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll, Bora Zukali.

Në një intervistë për Report Tv, Zukali thotë se ka komunikuar dhe me komunitetin shqiptar që jetojnë në Turqi, të cilët e konsiderojnë nismën një strategji të mirë për të cilën bektashijtë kishin nevojë.

“Dua të them që të gjithë bektashinjtë në Turqi këtë punë po e pranojnë, sepse qëndra botërore bektashiane është shumë aktive edhe në Amerikë, në Evropë dhe Turqi dhe ka lidhje të fortë me besimtarët dhe komunitetet fetare dhe do dalë me sukses kjo punë”, deklaroi Zukali, i cili shton se nisma do të nderojë Shqipërinë nëse realizohet.

Pyetje: Përpara se të pyes për reagimet, cili është qëndrimi juaj pas këtij këtij propozimi nga KM shqiptar për krijimin e shtetit sovran bektashi në vendin tonë?

Zukali: Tani një strategji është planifikuar jo vetëm me Z. Edi Rama por me të gjithe komunitetin bektashian. Qëndra botërore e bektashianëve është themeluar në Tiranë edhe po punon për paqen, për harmoninë dhe për çdo gjë, edhe është shumë aktive, dhe nga të gjithë anët e botës pranohen dhe me Turqinë, me baballararët kanë komunikim dhe kështu po vazhdon situata.

Për mendimin tim është një situatë e mirë dhe kam komunikuar dhe me komunitetin shqiptar që jetojnë në Turqi, mendojnë një strategji e mirë, e bukur dhe e pranojnë këtë sepse kanë nevojë, sepse në Turqi tarikati Bektashi shekulli XV, ky po vazhdonte dhe kryegjyshi i fundit në Turqi në 1930 kur i mbylli ataturku teqet, mbylli dhe tarikatin bektashjan, dhe u transferuan direkt në Shqipëri dhe themeluan qëndren botërore bektashiane edhe të gjitha ato shërbimet.

Me këtë ka shumë gjëra të bukura sepse Baba Mondi ka qënë shumë aktiv, më së fundmi me Z. Edi Rama kur morën pjesë në Paris, atje në mesazh shumë të fortë ia dhanë të gjithë botës për paqen dhe harmoninë dhe atje e ka treguar që Shqipëria është një shtet laik.

Gazetari: Bektashinjtë e Turqisë kanë reaguar, dhe janë shprehur kundër apo jo?

Zukali: Po, disa ashtu, vetëm këtu një problem ka, se bektashinjtë këtu ndahen, bektashinjtë me shumicë këtu kanë ardhur nga Ballkani, psh Kosova, Maqedonia, Greqia, sepse këtu me shumicë njihen si alevitanë, e pranojnë edhe bektashizmin dhe këta kanë një përçarje sepse shteti turk nuk i njeh si institucion fetar, kurse bektashinjtë apo alevitanët vetëm ato qendrat që i kanë hapur vetë, atje i bëjnë ritualet dhe nga shteti nuk marrin asnjë pagese apo ndihmë, dhe me njëri tjetrin kanë disa probleme ndërmjet bektashinjtë janë ndarë në një krah dhe alevitanët janë ndarë më një krah tjetër

Dua të them që të gjithë bektashinjtë në Turqi këtë punë po e pranojnë, sepse qëndra botërore bektashiane është shumë aktive edhe në Amerikë, në Evropë dhe Turqi dhe ka lidhje të fortë me besimtarët dhe komunitetet fetare dhe do dalë me sukses kjo punë.

Gazetari: Mediat në Turqi kanë shkruar kundër kësaj ideje. Komuniteti Musliman i Shqipërisë e ka quajtur të rrezikshëm madje ndër rreshta tek reagimi ishte dhe Franca që Komuniteti Musliman i Shqipërisë përfaqëson Islamin.

Zukali: Dakort, Tarikati bektashi është një krah i islamit vetëm se kanë rituale më të zbutura. Ju e dini, çdo luftë del nga fetë me njëri tjetrin, asnjë luftë nuk ka dalë nga Bektashizmi. Mendoj që ata do ta gjejnë këtë rrugën e mirë sepse Z. Rama është një strategjist shumë i madh dhe e ka planifikuar këtë dhe kjo puna po u krijua me sukses, do jetë një nder për Shqipërinë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.