• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ilir Yzeiri: ‘Lulzim Basha- personaliteti i madh kombëtar e ndërkombëtar’ dhe injoranca funksionale e gazetarit të BBC-së

10/09/2024
in Politikë
Ilir Yzeiri: ‘Lulzim Basha- personaliteti i madh kombëtar e ndërkombëtar’ dhe injoranca funksionale e gazetarit të BBC-së

Gazetari i BBC-së, në këtë rast, shfaqet si një injorant funksional në kuptimin që ose nuk e njeh fare Lulzim Bashën ose, sipas tij, për të qenë një shqiptar personalitet i madh kombëtar e ndërkombëtar mjafton që ta njohin si emër në Shqipëri dhe mjafton që ky gazetari i BBC-së ta identifikojë si politikan. Lulzim Basha nuk ka shkruar asnjë resht në jetën e tij

Siç bëjnë me dije mediat, në vendin tonë do të zhvillohet një emision i programit « BBC World Questions » nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond. Njoftimi për këtë edicion ka qenë edhe në faqet e ndryshme të rrjeteve sociale me tituj nga më të dalluarit. Kjo vëmendje për t’u marrë me Shqipërinë apo për ta pasur vendin tonë si objekt analize apo investigimi meriton të përshëndetet sepse, më në fund, edhe Shqipëria llogaritet si pjesë e familjes së madhe të interesave apo vëmendjes që kanë mediat e mëdha.

Mirëpo, që në fillim, duket se diçka ka nisur keq. Siç raportojnë mediat në vend, emisioni është menduar që të jetë në formën e një bisede që do ta monitorojë gazetari që përmenda me një panel ku do të jenë katër të ftuar dhe në sallë do të ketë edhe dëgjues që mund të pyesin panelin. Mirëpo, qysh tani, gazetarët shqiptarë që janë njohur me këtë transmetim që do të realizohet në ditët e ardhshme, i kanë drejtuar disa pyetje gazetarit anglez të BBC-së, z. Dymond, dhe, mes tyre, ka tërhequr vëmendjen sidomos një çështje.

Gazetari anglez është pyetur se përse në panel është thirrur Lulzim Basha dhe përgjigjja e tij të lë pa frymë. Të kuptohemi, është në të drejtën e ti që ai të ftojë cilin të dojë, por të na thotë ne se cili është Lulzim Basha, këtu më duket se e tepron. Ai thotë se « Lulzim Basha është një personalitet i madh kombëtar e ndërkombëtar ».

Tani, për hir të së vërtetës, ne, shqiptarët jemi mësuar me përçmimin, mospërfilljen, indiferencën, klishetë, stereotipitë dhe lloj-lloj cenesh të tjera që mediat europiane përdorin kur trajtojnë ndonjë çështje shqiptare. Por, të arrish deri këtu, pra që të shpallësh pa t’u dridhur qerpiku një politikan të dështuar, mediokër, pa asnjë kontribut në politikën e vendit, një ish-jurist që mblidhte të dhëna për Gjykatën e Hagës pas luftës në Kosovë, një shqiptar që deri tani e ka fshehur arsimimin e tij dhe askush nuk e di në ka një diplomë apo jo, ta shpallësh atë si personalitet të lartë kombëtar e ndërkombëtar, kjo i kalon përmasat e ironisë dhe kthehet në idiotësi.

Gazetari i BBC-së, në këtë rast, shfaqet si një injorant funksional në kuptimin që ose nuk e njehe fare Lulzim Bashën ose, sipas tij, për të qenë një shqiptar personalitet i madh kombëtar e ndërkombëtar mjafton që ta njohin si emër në Shqipëri dhe mjafton që ky gazetari i BBC-së ta identifikojë si politikan. Lulzim Basha nuk ka shkruar asnjë resht në jetën e tij.

Është politikani klasik që karrierën e tij e ka nisur si dhëndërr politik nga hiçi. Gjatë viteve në krye të PD-së nuk la asnjë shenjë në jetën e këtij vendi. Si ministër transporti hyri në histori me megakorrupsionin e « Rrugës së Kombit » për të cilën u hap edhe një çështje gjyqësore të cilën ai e mbylli me procedurë. Si ministër i jashtëm mbahet mend për firmosjen e marrëveshjes së detit që i falte Greqisë pjesë nga hapësira detare shqiptare- një marrëveshje që tani është hedhur poshtë dhe si ministër i brendshëm mbahet mend se më 21 janar 2011, me ose pa urdhrin e tij, u qëllua mbi turmën e protestuesve dhe u vranë katër shqiptarë në Bulevardin « Dëshmorët e Kombit ».

Në politikën e jashtme jo vetëm që nuk ka asnjë shenjë, por, për disa kohë, u përfol se partia që ai drejtonte u financua nga një fondacion rus. Siç po del tani në fund ai po akuzohet gjithnjë e më shumë se edhe përplasjen dhe përjashtimin e Berishës nga PD më 9 shtator 2021 e ka realizuar në marrëveshje me Berishën sepse gjatë gjithë kësaj kohe nuk bëri asnjë përpjekje ta riformatonte PD-në, por luajti në mënyrë të tillë që Berisha të rimerrte përsëri PD-në për interesa krejtësisht personale. Kështu Basha njihet edhe si njeriu i fundit që varrosi opozitarizmin në Shqipëri.

Tani, ky gazetari që vjen nga Anglia ndoshta mendon së këtu në Shqipëri jetojnë ata shqiptarët e trembur në shtetin e tij i cili në shumë raste është bërë gogol dhe në disa raste të tjera ka treguar edhe shenja raciste ndaj nesh. Nëse ky mendon që vjen këtu e do të na tregojë se cili është personalitet e sa vlen njëri e tjetri ai jo vetëm që gabohet por sipërmarrja e tij është qesharake dhe shqiptarët kanë filluar që tani të tallen me këtë klloun mediatik që kujton se ky vend mund të trajtohet si ato fiset indigjene që gjetën anglezët kur shkuan në Amerikë. Është mesa duket rasti për ta injoruar këtë sipërmarrje të këtij injoranti funksional dhe për t’ia kthyer mendjehtësisë me të cilën ai e trajton këtë vend me një përçmim të përmbajtur./Shqiptarja.com

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!