• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA-Britania e Madhe: Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike, kërcënim për gjithë Europën

10/09/2024
in Botë
SHBA-Britania e Madhe: Irani po furnizon Rusinë me raketa balistike, kërcënim për gjithë Europën

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zbuloi se Rusia është furnizuar me raketa balistike nga Irani pasi personeli ushtarak rus ishte trajnuar se si t’i përdorte ato në Iran.

“Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi dhe Kremlini ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij britanik, David Lammy, Blinken tha se ky zhvillim ishte “një kërcënim për të gjithë Evropën” dhe tregoi se si “ndikimi destabilizues i Iranit arrin shumë përtej Lindjes së Mesme”.

“Dhjetëra pjesëtarë të personelit ushtarak të Rusisë janë trajnuar në Iran për të përdorur sistemin e raketave balistike me rreze të afërt Fath-360, i cili ka një rreze maksimale prej 75 miljesh. Rusia tani ka marrë dërgesa të këtyre raketave balistike dhe ka të ngjarë t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë kundër ukrainasve. Rusia ka vetë një sërë raketash balistike por furnizimi me raketa iraniane i mundëson Rusisë të përdorë më shumë nga arsenali i saj për objektivat që janë më larg vijës së frontit”, u shpreh Blinken.

Nga ana e tij, Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy tha se furnizimi me raketa balistike i Rusisë nga Irani është “padyshim një përshkallëzim i rëndësishëm”.

Megjithatë, i pyetur nëse ai do të miratonte përdorimin e raketave me rreze të gjatë “Storm Shadoë” për Ukrainën për të goditur objektivat brenda Rusisë, Lammy tha se nuk do të komentonte mbi “çështjet operacionale”.

SHBA do të shpallë sanksione të mëtejshme ndaj Iranit më vonë sot, njoftoi Blinken, duke përfshirë masa të mëtejshme kundër Iran Air. Ai tha se edhe vendet e tjera pritet të shpallin sanksione të reja.

Megjithatë, shefi i shtabit të presidentit ukrainas tha se vendosja e sanksioneve ndaj Iranit për furnizimin e Moskës me raketa balistike nuk ishte e mjaftueshme dhe aleatët duhet të lejojnë Kievin të kryejë sulme thellë në Rusi duke përdorur armë perëndimore.

“Ne gjithashtu kemi nevojë për leje për të përdorur armë perëndimore kundër objektivave ushtarake në territorin e Federatës Ruse, dërgimin e raketave me rreze më të gjatë veprimi dhe forcimin e mbrojtjes sonë ajrore”, tha zyrtari, Andriy Yermak, në Telegram.

Lammy dhe Blinken zbuluan se do të udhëtojnë së bashku në Kiev këtë javë, për të cilën Lammy tha se është “vizita e parë e përbashkët e këtij lloji për më shumë se një dekadë”.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!