• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Transportimi i mbetjeve toksike, Duka akuza Qeverisë: Fshehët kokën dhe përgjegjësinë!

02/09/2024
in Politikë
Transportimi i mbetjeve toksike, Duka akuza Qeverisë: Fshehët kokën dhe përgjegjësinë!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka  gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur tek nevoja për një Reformë Zgjedhore të miratuar me konsensus nga të gjithë faktorët politikë, që sikurse e përmendi ai , dhe pas zgjedhjeve të 2025 do të ketë serish kontestime.

Ndaj tha ai, PAA i bashkohet thirrjes për krijimin e një qeverie teknike për të menaxhuar procesin zgjedhore sepse mazhoranca qeverisëse përdor aparatin e shtetit për ndikimin në zgjedhje.

Më pas Duka është  ndalur te çështja e mbetjeve toksike.

“Sesioni i kaluar u mbyll me votimin e Kodit e ri Zgjedhor. Si deputet i Partisë Agrare Ambientaliste unë votova kundër sepse vazhdojë të mendoj se nuk ishte gjeja më e mirë që mund të bënim. Sepse pas zgjedhjeve 2025  reforma zgjedhore do jetë serish çështje e diskutuar në Shqipëri. Ne kërkojmë tashmë që me Kodin Zgjedhor që kemi të bëjmë maksimumin të bëjmë një proces zgjedhor, të drejtë dhe të pranueshëm. Mazhoranca përdor strukturën shtetërore, administratën për të ndikuar në zgjedhjet. Ndaj për të garantuar një proces zgjedhor të pakontestueshëm është domosdoshmëri. PAA i bashkohet thirrjes dhe kërkesës për një Qeveri teknike për të menaxhojë zgjedhjet”.

Agron Duka  ndër të tjera është ndalur dhe në çështjen e ashtuquajtur të skandalit të mbetjeve toksike të nisura nga Durrësi, sikurse tha ai, qeveria dhe shteti fshehën kokën dhe përgjegjësinë, ndërsa shtoi se i bashkohet çdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje.

Ai theksoi se “nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”.

“Dua të ngre shqetësimin për mbetjet toksike të kompanisë Kurum. Qeveria dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë. Fshehën kokën dhe përgjegjësitë.Ata nuk dinë asgjë, as dogana, as Ministria e Mjedisit, as Autoriteti Portual, as Policia dhe as kontrolli Kufitar.Nëse vërtet nuk di gjë, tregon se ai është shpartalluar në atë masë sa për muaj e vite më radhë, vinçat shkarkojnë lloj lloj malli dhe nuk dinë asgjë. I bashkohen çdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje.Nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”, tha Duka.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!