• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

U lirua me kusht, por Durov nuk mund të largohet nga Franca. Ja akuzat që rëndojnë mbi të

29/08/2024
in Botë
U lirua me kusht, por Durov nuk mund të largohet nga Franca. Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Kreu i Telegram, Pavel Durov, është akuzuar nga drejtësia franceze për lejimin e aktivitetit kriminal në aplikacionin e mesazheve, por shmangu burgun me kushtin e pagesës së 5 milionë eurove.

Multimiliarderi me origjinë ruse, i cili ka nënshtetësi franceze, u lirua me kusht që të paraqitej në një stacion policie dy herë në javë dhe të qëndronte në Francë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.

Akuzat kundër Durov përfshijnë bashkëpunim në përhapjen e imazheve seksuale të fëmijëve dhe një sërë shkeljesh të tjera të supozuara në aplikacionin e mesazheve.

Në deklaratën e së mërkurës, prokurorët e Parisit thanë se Durov u vu nën hetim zyrtar mbi veprat e supozuara që përfshinin: “Bashkëfajësi në administrimin e një platforme online për të mundësuar transaksione të paligjshme nga një bandë e organizuar; Refuzimi për të komunikuar me autoritetet dhe bashkëfajësi në shpërndarjen e organizuar kriminale të imazheve seksuale të fëmijëve”.

Sipas “Politico” ai akuzohet edhe për dhunë ndaj të miturve dhe njërit prej fëmijëve të tij, duke u bazuar në dokumentet gjyqësore mbi të cilat kishte një urdhër arresti nga autoritetet franceze që në mars të vitit të kaluar. Ai do të ishte lëshuar pas një hetimi të nisur për abuzim seksual ndaj të miturve, ndoshta i njëjti hetim që tani ka dalë në dritë bazuar në zbulimet e mbledhura nga agjencia AFP. Kjo do të kishte të bënte me ankesën e paraqitur në vitin 2023 nga nëna e fëmijës, e cila tani jeton me të në Zvicër.

39-vjeçari Durov, u arrestua në aeroportin Le Bourget në veri të Parisit, të shtunën e kaluar me dyshimin se nuk ka vepruar kundër përmbajtjes së paligjshme, duke përfshirë shkëmbimin e imazheve seksuale të fëmijëve, trafikun e drogës dhe mashtrimin.

Arrestimi i tij i befasishëm ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë penale të Telegram, aplikacionit popullor me rreth 1 miliard përdorues, dhe ka ndezur debatin mbi fjalën e lirë dhe censurën e qeverisë.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!