• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ukraina sulmon anijen në Volgorod, Rusia premton hakmarrje: Dënimi do jetë mizor dhe i dhimbshëm

23/08/2024
in Botë
Ukraina sulmon anijen në Volgorod, Rusia premton hakmarrje: Dënimi do jetë mizor dhe i dhimbshëm

Ata që kanë sulmuar Rusinë do të përgjigjen. Kështu është shprehur, Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov. Sipas zyrtarit rus, Vladimir Putin ka formuluar një përgjigje ndaj inkursionit të vazhdueshëm ukrainas në rajonin e Kurskut dhe ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Rusisë do të ndëshkohen.

“Unë ju them sinqerisht se presidenti ka marrë një vendim. Jam i bindur plotësisht se të gjithë do të ndëshkohen ashpër për atë që ka ndodhur në rajonin e Kurskut”, tha Anatoli Antonov, Ambasador i Rusisë në SHBA.

Komentet e Antonov, i cili nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e Putinit, erdhën pasi kreu i Kremlinit mbajti një takim me zyrtarë të lartë, përfshirë guvernatorët e rajoneve kufitare, mbi dy javë pasi Ukraina nisi sulmin e saj rrufe, inkursioni më i madh në Rusia nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nga ana e saj, Ukraina nuk i ka ndalur sulmet ndaj territorit rus. Në shënjestër këtë herë ishte një anije e madhe mallrash e cila është djegur plotësisht. Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga kanalet ruse në Telegram, anija dyshohet se është sulmuar nga një raketë ukrainase Neptun.

Ukraina po sulmon gjithashtu qëllimisht furnizimet e karburantit të ushtrisë ruse në brendësi. Edhe një port i madh në Rusinë jugore është goditur. Ukraina po zhvillon një fushatë ambicioze me dron me rreze të gjatë kundër infrastrukturës kritike në Rusi dhe tashmë ka goditur më shumë se 200 objektiva. Të martën ajo nisi një sulm të madh në Moskë dhe dërgoi drone në rajonin Arktik të Murmansk, më shumë se 1600 km larg, ku bazohen bombarduesit strategjikë rusë.

I ashpër në qëndrimin e tij është edhe njeriu kyç në Kremlin, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev. Në Telegram Medvedev thekson se, Ukraina do të shkatërrohet si Sodoma dhe Gomorra dhe demonët do të bien në mënyrë të pashmangshme. Dënimi nuk do të vijë në të ardhmen e largët, pas kalimit në botën tjetër. Përkundrazi, dënimi do të jetë tokësor, mizor, i dhimbshëm dhe do të përmbushet së shpejti”, shkruan Medvedev në Telegram.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!