• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Të vendoset derisa të futemi në BE”, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: SHBA e aplikon!

17/08/2024
in Politikë
“Të vendoset derisa të futemi në BE”, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: SHBA e aplikon!

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje, ku sipas saj është e vetmja mënyrë që do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend. Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahia tha se ky dënim duhet të rikthehet vetëm për veprat tepër të rënda dhe të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar raportit të SPAK për 2023, Spahia tha se vrasjet me pagesë dhe krimet kundër jetës janë rritur frikshëm për shkak se “krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji”.

“Nga raporti i SPAK për 2023 vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare. Shkak kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji që aktualisht është në fuqi dhe ndalohet dënimi me vdekje. Vrasësi serial mendon se do jetojë dhe do gjejë mënyrë për të dalë nga burgu i përjetshëm. Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë ishte në mars të 1995 dhe në qershor po të këtij viti Kuvendi miratoi ligjin ku ndalonte dënimin me vdekje pas aderimit të Shqipërisë në Statusin e Këshillat të Evropës. Sot gjendja e krimit në vend është përkeqësuar dhe lidhja me krimin e disa oficerëve të policisë së shteti dhe personave të drejtësisë perëndon edhe më shumë këtë situatë. Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje, por nga krimi për larje hesapesh. Duke marrë parasysh gjendjen e rënë të kriminalitetit ka ardhur koha të shikohen ashpërsimi ligjit për krimet kundër jetës duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje”, tha Spahia.

Por a do të ndikojë kjo në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, ku Konventa e Këshillit të Evropës ndalon dënimin me vdekje? Për Ekrem Spahinë kjo duhet të behet në konsultim dhe bashkëpunimin me BE dhe se duhet të aplikohet vetëm në disa kategori tepër të rënda të vrasjes me dashje. Sipas tij një shembull i kësaj është SHBA.

“Për disa kategori të mirë përcaktuara veprash të rënda në diskutime edhe me Këshillin e Evropës të rikthehet dënimi me vdekje deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Ne mendojmë që rikthimi i dënimit me vdekje do ishte një masë efektive dhe më humanitare se dhjetëra ligje që flasin për të drejtën humanitare por nuk garantojnë jetën. Do uleshin ndjeshëm krimet. Burgimi i përjetshme ka një kosto të madhe dhe do ulen ndjeshëm veprimtaritë kriminale dhe drejtësia do ketë më pak hapësirë për të abuzuar me ligjin. A mund të na prish marrëdhëniet me BE?  Ne mendojmë që ky hap të realizohet edhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje dhe një shembull i kësaj është SHBA, vendi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha Spahia.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!