• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Kam marrëdhënie perfekte me Ramën”, Abazoviç: Ja si Serbia mund ta njihte Kosovën

17/08/2024
in Politikë
“Kam marrëdhënie perfekte me Ramën”, Abazoviç: Ja si Serbia mund ta njihte Kosovën

Në një intervistë në “TEMP” nga gazetarja Suela Demiri, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se liderë e Kosovës dhe Serbisë duhet të mendojnë më pak për perceptimet brenda vendit dhe të marrin vendime të vështira për të arritur një zgjidhje, e cila sipas tij, do të ishte në të mirë të të gjithë rajonit.

Abazoviç theksoi se ai mbështet propozimin franko-gjerman, ndërsa tha se palët duhet të largohen nga konfliktet, pasi ato janë në dëm të të dy vendeve.

“Unë e konsideroj marrëveshjen franko-gjermane si diçka të mirë. Aplikimi i marrëveshjes nuk do të sillte diçka të keqe mes palëve. Situata me më shumë konflikte është e dëmshme për të dyja palët; është e dëmshme për atë që është një vullnet i Kosovës që të integrohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe me atë të krijojë një legjitimitet më të madh; është i dëmshëm edhe në Serbi, pasi krijon jo siguri në rajon dhe ndjenjën jo konforte në Mal të Zi e Bosnje. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të kishte qenë zhvillim për të gjithë neve për një ardhmëri më të mirë.

Unë jam pro marrëveshjes. Nuk i shoh problematike kërkesat që vijnë nga të dyja palët. Shumë herë ja kam thënë edhe kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë. Unë mendoj se fokusi duhet të jetë që ata të mendojnë më pak për perceptimin brenda shtetit, për një votë apo një mandat, sesa është ardhmëria jonë. Nëse duhet të bëjmë politikë ndryshe, duhet të marrim vendime të vështira. Këto vendime kanë keqkuptim, por vetëm këto vendime mund të ndryshojnë të ardhmen”, tha Abazoviç.

Për ish-kryeministrin e Malit të Zi është e vështirë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ka vetëm një rrugë që ajo të ndjehet e detyruar.

“Zor ka me qenë që Serbia të pranojë realitetin, Kosovën e pavarur. Mirëpo, kur ta pranojnë disa shtete të tjera, ata kanë për të arritur në një situatë kur nuk do të kenë më mundësi për gjë tjetër, veçse me kriju marrëdhënie dhe me njoh Kosovën e pavarur”.

Abazoviç foli edhe për marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin dhe Edi Ramën, ku veçoi kryeministrin shqiptar.

“Janë marrëdhënie perfekte me Ramën. Flas nga ana profesionale. Profesionalisht, unë mund të them se mes dy qeverive, ne i kemi rritur marrëdhëniet në nivel jashtëzakonisht të lartë. Nuk mund të them se ndoshta nuk ka mundësi më të mira, por ky është një nivel shumë i lartë. Kemi nënshkruar 11 marrëveshje. Të dy palët e kanë aprovuar marrëveshjen për lumin Buna në parlament dhe tashmë komisioni i përbashkët duhet me hap tenderin, por unë nuk jam më në pushtet. Unë frymëzoj Edin, por edhe qeverinë aktuale që t’i japin prioritet këtij projekti.

Kam marrëdhënie shumë të mira me Kurtin. Me qeverinë e Kosovës kemi pasur marrëdhënie shumë të mirë, por nuk mund të them se mund të kenë aq perfekte sa me qeverinë e Edi Ramës”, u shpreh Dritan Abazoviç.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!