• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Lirimi nga burgu, katër anëtarë të ‘Kushtetueses’ pro Lefter Kokës: Iu cenua e drejta!

23/06/2024
in Kronikë
Ankimi i Lefter Kokës në Kushtetuese për procedurat e vendimit të Gjykatës së Lartë në 2023-in, ja kur pritet të mbahet seanca

Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë pro kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për shfuqizimin e dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, që i refuzuan lirimin nga qelitë e paraburgimit. Sipas tyre, në gjykatat më të ulëta, Kokës nuk i janë respektuar të drejtat që i garanton Kushtetuta personave të paraburgosur, ose dënuar, që kërkojnë liri për arsye shëndetësore.

Qëndrimi i anëtarëve Marsida Xhaferrllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja e Sandër Beci, zbardhet në mendimin e pakicës, në vendimin e Kushtetueses, të siguruar nga A2CNN, ku 5 anëtarët e tjerë, në shumicë, vendosën të rrëzojnë ankimin e bërë nga ish-ministri Koka.

Në thelbin e ankimit kushtetues të ish-zyrtarit të fajësuar nga Gjykata e Posaçme për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, nuk ka qenë masa e sigurisë “arrest në burg”, por mënyra se si është trajtuar nga institucionet publike dhe gjykatat gjatë paraburgimit, kur ato i kanë refuzuar kërkesën për zbutje të masës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në përfundim, Koka i kërkonte Kushtetueses shfuqizim të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë të 23 shkurtit 2023 dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në këtë gjykatë, kërkesë që iu rrëzua. Duke nënvizuar se personit që i është hequr liria, ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe respektimit të dinjitetit.

Katër gjyqtarët kushtetues në pakicë kanë vlerësuar se në rastin e Kokës, gjykata më të ulëta kanë gabuar në trajtimin e ligjit. Sipas tyre, edhe pse e kanë konsideruar si jo bindës një akt-ekspertim të Mjekësisë Ligjore, që fliste për “gjende veçanërisht të rëndë” të Kokës dhe rrezik të shëndetit të tij në izolim, gjykatat nuk kanë kërkuar një ekspertim të ri, që do të përcaktonte nëse ekzistonin kushtet për zëvendësim të masës së sigurimit.

“Vlerësojmë se autoritetet shtetërore dhe gjykatat kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të kërkuesit në përputhje me garancitë kushtetuese, duke vënë në dyshim mbi të gjitha trajtimin njerëzor të të paraburgosurit”.

Ish- ministri Lefter Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021. Aktualisht ai po kundërshton në Apelin e Posaçëm dënimet me 6 vjet e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit dhe atë me 5 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërsa në dhjetor 2023 ndaj tij u caktua një mase e tretë sigurie “arrest në burg” për llogari të hetimit të inceneratorit të Tiranës.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!