• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë

18/06/2024
in Politikë
Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë

Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve. Ish-deputeti Endri Hasa pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se tashmë ato e identifikojnë veten si demokratët euroatlantikë. Për ish-deputetin demokrat ndarja ishte ideologjike më shumë se sa ligjore. Hasa tha se ka një vijë të kuqe për Berishën dhe disa njerëz pranë tij, ndërsa theksoi se ish-kryeministri deshi ta fuste partinë në luftë civile.

‘Ndarja që ne patëm ishte ideologjike dhe jo ligjore. Nuk ishte për vula dhe godina, por ndarjen. Në kuadër të betejës ligjore mund t’ju them që gjithçka qëndron si më parë. Në respekt të vendimit. Anëtarësia është individuale, jo kolektive, vizioni polik është i grupimit. Po të ndalemi tek individuale, nëse do të jetë partia e tyre nuk është më e imja. Unë personalisht jam ndarë nga ai grupim qe përfaqëson. Diskutime të tjera si ecet më tej mendoj se kemi një përfaqësim të qartë ideologjik.

Kemi shprehur qartë vizionin që do të çojmë para votuesve në zgjedhjet e radhës kurdo që të jenë. Kemi një identitet të qartë ideologjik. Strukturat janë aty. Bëj pjesë në një grupim politik s’janë lejon gjykata e identifikojmë veten si demokratët euroatlantike pasi ka të bëjë me identitetin tonë. Berisha deshi ta fuste partinë në luftë civile brenda partisë. Me disa individë jo më te gjitha për mua është vijë e kuqe dhe nuk është me një emër, e disa individëve dhe përtej Berishës.’- u shpreh Hasa.

Nga ana tjetër Ilir Alimehmeti, pjesë e PD-së, u shpreh se disa deputetë të krahut të Lulzim Bashës tani po bëhen pjesë e PD-së.

‘Ka të drejtë çdo lloj grupazhi sado dy veta të jenë. Kanë të drejtën të kenë dhe të parashtrojnë një platformë. Tendenca është të gjesh emëruesin përbashkët dhe mos të gjesh gjëra nëse ndryshimet janë njëlloj. Mesa shoh, lëvizja është në këtë kah. Pjesa e strukturës që drejtohej nga PD zyrtare është një lloj lëvizje që po grupohet drejt PD-së. Të kesh një përbashkim, jashtë partiak bëjmë një pluralizëm ekstra partiak. A duam ne ti kundërvihemi kësaj pune. Kemi parti të ndryshme. Ne bëhemi bashkë 7 forca politike. Nëse kjo që na përbashkët është shumë më e madhe nuk mund të shohim diferencat e vogla. Kur një hendek më hiqet patjetër që është diçka pozitive.’ – tha Alimehmeti.

Avokati Përparim Çaça e cilësoi Bashën si lidership të dobët, ku theksoi se fillimisht ishin të kapur pas logos dhe vulës, por tani thonë se u interesojnë njerëzit.

‘Në rastin konkret Basha ka dy rrugë, nëse do të presë se çfarë do të ndodhë me rekursin, ja kam thënë se kjo është thjeshtë për të humbur kohë. Unë besoj se duhet të paktën 1 vit. Basha ka një ofertë politike dhe mendon se ka mbështetje, këtu problemi është se çfarë modeli je dhe sa forcë ke. Nëse e ka këtë forcë, duhet të krijojë partinë e tij. Sot kishim dhe një teori atë të drejtimit kolektiv. Strukturat sot janë në ajër. Endri ju i keni mëshuar fort logos, jeni kapur pas vulës dhe logos dhe keni thënë se ju jeni PD zyrtare dhe tashmë dilni dhe thoni se nuk na intereson logoja.’- tha Çaça.

Nga ana tjetër gazetari Flogert Muça thotë se është normale që deputetët të Bashës të shkojnë tek PD.

‘E para është normale të shkojnë tek Berisha, s’po shkojnë te djalli por tek shtëpia e tyre. Kjo vjen si pasojë edhe e Bashës së merr një vendim të ngathët. Ky ishte gabim i Bashës.’- u shpreh gazetari.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!