AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Do t’i bashkohet Basha-Berishës? Lapardhaja: Politika nuk duhet lidhur me vula e logo! Rithemelimi karantinë me figura të dyshimta

by SHT Media
12/06/2024
in Politikë
6
0
Do t’i bashkohet Basha-Berishës? Lapardhaja: Politika nuk duhet lidhur me vula e logo! Rithemelimi karantinë me figura të dyshimta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shumë kohësh zvarritje të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme që vula dhe logoja e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit të Sali Berishës. Pas këtij vendimi, natyrshëm në opinion publik u ngrit pyetja se çfarë do të ndodhë me grupimin e Lulzim Bashës.

Në lidhje me këtë ngjarje, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte analisti dhe pedagogu, Namir Lapardhaja.

Fillimisht Lapardhaja tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë aludimet e Berishës se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, por edhe nëse Berisha do vazhdojë t’i mëshojë kësaj akuze atëherë mund të pyesim se çfarë pazari bëri ish-kryeministri me kryeministrin për të marrë një vendim gjyqësor në favor.

“Bie e gjithë retorika e Sali Berishës dhe njerëzve të tij për gjykata të kapura nga Edi Rama dhe nga pushteti, për gjykata që veprojnë nën presion politik dhe veprojnë me porosi politike. Nëse do ta besojmë retorikën e Sali Berishës për kapjen e gjykatave atëherë pyetja që shtrojmë është cili është pazari që Berisha ka bërë me Edi Ramën që gjykata u detyrua t’i jepte vulën Sali Berishën”,-tha Lapardhaja.

Analisti shtoi se vendimi i drejtësisë ditën e djeshme habiti shumë njerëz, por theksoi se pavarësisht vulës apo logos, Rithemelimi ngelet një ngrehinë me figura të dyshimta dhe sugjeroi se grupimi i Bashës duhet të vazhdojë të punojë për t’u dhënë shqiptarëve programin elektoral që shpalosi pak ditë më parë.

“Një vendim i cili nuk pritej, ka kapur në befasi shumë demokratë dhe shumë njerëz që realisht kishin një pritshmëri tjetër por politika nuk mund të jetë e lidhur asnjë herë qoftë pas vulave qoftë pas logove. Ajo PD që ka ngelur, ajo karantinë që ka ngelur është e lidhur ngushtësisht me fatin e Sali Berishës se është një krijë e tij dhe çdo projekt brenda asaj ngrehine sigurisht do të kishte peshën e madhe të hijes së Sali Berishës dhe të mëkateve të tij politike përgjatë 30 viteve”-u shpreh Lapardhaja.

“Mendoj që një projekt i ri politik, me figura të reja politike, me njerëz që nuk kanë pesha, ngarkesa qoftë nga e kaluara e regjimit komunist, qoftë probleme me drejtësinë. Gjysma e njerëzve të Sali Berishës janë njerëz të cilëve po u hetohet pasuria e tyre nga SPAK, kanë probleme me drejtësinë , kështu që ata janë të destinuar të ndjekin fatin qoftë politik, qoftë penal të Sali Berishës.

Gjykoj që kjo pjesa tjetër ta tejkalojë sa më shpejt këtë situatë, të shohë mundësitë për të krijuar një pol tjetër, për të krijuar një vizion tjetër, me programin shumë të mirë duhet thënë i cili u përshëndet edhe nga disa prej ekonomistëve më të mirë të vendit dhe të vijojë të ecë përpara”,-shtoi ai.

Ndër të tjera, pedagogu theksoi se nuk është një ide e mirë që grupimi i Bashës t’i bashkohet atij të Berishës.

“Gjithësekush e ka rrugën e hapur dhe është i lirë për të marrë të gjitha vendimet e duhura që ai mendon që janë më të mira. Në gjykimin tim nuk është rruga e duhur bashkimi me Sali Berishën dhe grupimin e tij”-nënvizoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.