• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Rama ka mentor Erdoganin”, Beleri iu betohet grekëve nga burgu: Helenizmi nuk shkulet nga Himara!

07/06/2024
in Politikë
Beleri ‘bie’ edhe në Gjykatën e Lartë, refuzohet rekursi për t’u betuar

Rreth 15 minuta të intervistës së tij të dytë për një media greke, realizuar përmes një lidhje telefonike nga burgu i Fierit ku vuan dënimin, Fredi Beleri i ka përqëndruar te sulmi ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjet europiane në Greqi.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës e akuzon shefin e qeverisë shqiptare se ka paguar dëshmitarin që doli në gjyq kundër tij dhe provoi shitblerjen e votave për zgjedhjet e 14 Majit.

“Ishte një vendim i gabuar i momentit nga qeveria shqiptare. Por duket qartë se ishte një plan i paramenduar me qëllimin e vetëm për të mos marrë përsipër detyrat e mia, në mënyrë që të mos mbroja të drejtat pronësore, kombëtare dhe politike të bashkëqytetarëve të mi në Himarë. Rama nuk ka asnjë qëllim apo prirje për ta futur këtë çështje nën shtetin ligjor. Është shkelur prezumimi i pafajësisë, e drejta për të votuar dhe për t’u zgjedhur. Rama zgjodhi gjyqtarët, pagoi dëshmitarin, përdori një dosje të rreme kriminale në një çështje të dështuar”, tha ai për emisionin Action24.

Beleri po ashtu shprehet se Rama ka për mentor politik Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe duke ndjekur strategjinë e tij dëshiron ta mbajë Shqipërinë jashtë BE-së.

“Ata thonë se duan të hyjnë në BE, por unë nuk e marr si të mirëqenë. Po të donte Rama, do të sillej si vend perëndimor. Ai ka si model Erdoganin. Ai nuk do që Shqipëria të hyjë në BE, sepse do të ketë kontroll mbi paratë e zeza. Ka raportime në të gjitha mediat kryesore, në Rai, në Bild, se Shqipëria është një shtet i sunduar nga krimi i organizuar. Ai dëshiron ta hedhë fajin diku tjetër.”

Beleri vlerësoi edhe përkrahjen që i ka dhënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, si gjatë konfirmimit të tij si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, por edhe gjatë kohës së qëndrimit në burg dhe më pas me përzgjedhjen si kandidat për eurodeputet i partisë “Demokracia e Re”.

“Zoti kryeministër e ngriti çështjen 2-3 herë, bashkëpunëtorët e tij erdhën këtu. Të gjitha këto më bënë të mos përkulem. 20 dhjetori 2022 ishte një ditë historike për Himarën. Kryeministri grek erdhi për herë të parë në Himarë. Ishte një biznes serioz dhe luajti një rol të madh në zgjedhjen time. Ndjeva për herë të parë që nëna Greqi na përqafoi. Kjo gjë e mërziti qeverinë shqiptare. Çfarëdo që të mendojnë, besimi dhe mençuria e bashkëqytetarëve të mi nuk do të përkulet. Helenizmi nuk mund të shkulet nga Himara”.

Më tej, ai nënvizoi se është e rëndësishme që Himara të nxjerrë dy eurodeputetë për Greqinë, duke iu referuar këtu edhe kandidatit tjetër minoritar për “Demokracinë e Re”, ish-peshëngritësit Pirro Dhima.

“Ajo për të cilën po luftoj nuk ka të bëjë me ekstremin e djathtë. E kanë gabim nëse mendojnë se ka pasur përshtatshmëri politike nga Demokracia e Re. Faleminderit për mbështetjen, ftoj qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje. Mos kini frikë, drita fiton gjithmonë mbi errësirën dhe demokracia është gjithmonë zgjidhja e problemeve në jetën tonë. Shpresoj që Himara të ketë dy eurodeputetë. Vorioepirotët kanë vuajtur shumë. Nëse zgjidhem, do të vazhdoj të luftoj për një shtet ligjor me më shumë mjete”.

/a.r

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!