• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Hasani: Samiti i NATO-s në Uashington duhet t’i japë Ballkanit vëmendjen që meriton

31/05/2024
in Politikë
Hasani: Samiti i NATO-s në Uashington duhet t’i japë Ballkanit vëmendjen që meriton

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim ky i cili u zhvillua në Pragë (Republika Çeke) në datat 30 – 31 Maj 2024. Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministri Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen e saj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

“Samiti i NATO-s në Uashington, duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë. Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive. Shqipëria mbetet e vendosur  për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”, theksoi Ministri Hasani, pas takimit.

Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Ministrat e vendeve aleate u mblodhën në një sesion të vetëm informal, ku riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe diskutuan se si mund të forcojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në terma më afatgjatë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!