AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Noka: E dija që pas Berishës ishte radha ime, u qëndroj përballë. Më kanë hetuar dhe ngjyrën e mbathjeve…!

by SHT Media
24/05/2024
in Politikë
6
0
Media: Flamur Noka i përfshirë në pastrim parash
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Flamur Noka i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për hetimin pasuror që ka nisur SPAK-u ndaj tij. Noka thotë se e dinte që pas Sali Berishës radhën do ta kishte ai, pasi ka një listë politikë në duart e SPAK-ut që ai e quan SKAP. Deputeti i Rithemelimit thotë se nuk ka frikë nga SPAK-u pasi kurrë në jetë nuk i ka ndyrë duart në afera korruptive dhe tenderë.

Flamur Noka: Unë kam një jetë në politikë. Duart nuk i kam ndyrë kurrë në jetën time dhe ndaj dal ballëhapur kundër betejave. Presionin Flamur Nokës nuk ia bën dot as SKAP-i, as Zullapi, askush. Këtu duhet të jenë të qartë të gjithë. Nuk kam fare frikë. Po qe se do kisha ndryrë duart diku, nuk do më kishe kurrë përballë në beteja sepse do isha në punën time.

Jam nga ata që i rri betejës në ballë sepse jam i pastër si kristali në çdolloj aspekti. Unë bëj me dije që në qeverinë 2005-2013 kishte një ligj që ndalonte ministrat të drejtonin apo të firmosnin procedura tenderimi. Ishin sekretarët e përgjithshëm ata që kishin çdolloj kompetencë. Pra Flamur Noka nuk ka firmosur kurrë në jetën e tij një tender.

Dritan Hila: Keni frikë se mund të ketë ndonjë dëshmi ku sekretari i Përgjithshëm thotë: “Më ka bërë presion Flamur Noka!”?

Flamur Noka: Nuk kam asnjë frikë, nga asgjë, veçse Zotit. As SKAP-i i Dumanit, as Zullapi i gjatë nuk më shqetëson.

Dritan Hila: Ju kanë vënë në dijeni për akuzën? Për çfarë bëhet fjalë?

Flamir Noka: Nuk më ka vënë askush në dijeni. Nuk ka asnjë problem se ata janë mësuar të vazhdojnë punën e tyre. Mua presion nuk më bëjnë dot. Flamur Noka sot e 16 vite paguan kredi për shtëpinë. Kam edhe 9 vite kredi për të paguar. Sot dhe 9 vite paguaj kredi për makinën që kam blerë me bankë. Nuk kam asgjë të padeklaruar.

Që nga fillimet e mia në politikë jam hetuar nga Saimir Tahiri edhe për ngjyrën e mbathjeve që vishja. Që nga ajo kohë jam hetuar 3 herë nga ILDKP-ja sepse çdo tre vjet hetohesh. Unë ky jam. Shtëpia është pronë e Entit të Banesave, makina është pronë e bankës, sa të mbajnë kreditë. Shtëpia do dhe 9 vjet të bëhet e imja, makina do dhe një vit. Ky është Flamur Noka! Presionin politik Flamur Noka nuk e ndien fare.

Sa më shumë të më bëjnë presion, aq më shumë më ke në ballë të betejës duke i prirë asaj. Unë e dija që pas Sali Berishës do të vinte radha tek unë sepse këtu ka listë politike. Prandaj nuk merakosem fare. Unë ia thashë dje kreut të SKAP-it: “Ti ose i ke duart e lidhura ose je peng dhe të dirigjojnë të tjerët.”

Kur ka hyrë në politikë Flamur Noka ka vendosur një gjë: Do ketë gojën e lirë apo xhepin e fryrë. Flamur Noka vendosi të ketë gojën e lirë dhe jo xhepin e fryrë. Se po të kisha xhepin e fryrë do isha bërë biznesmen. Ky është Flamur Noka dhe kjo i tmerron të gjithë./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.