AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Radikalizimi frymëzon”, Paloka: Çfarë ndodh ditën e vizitës së Blinken në Tiranë?

by SHT Media
09/02/2024
in Politikë
6
0
“Radikalizimi frymëzon”, Paloka: Çfarë ndodh ditën e vizitës së Blinken në Tiranë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Edi Paloka, deklaroi se opozita duhet të radikalizojë qendrimet, në mënyrë që të arrijë qëllimin për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.

“Ne i kemi provuar të gjitha, edhe rrugën e butë, edhe të alternativës. Vjen Rama dhe ble zgjedhjet. Përderisa nuk bëhen zgjedhje, rregjimi nuk rrëzohet me votë. Prandaj duhet revolta.”– deklaroi zoti Paloka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

I pyetur, nëse kjo është rruga e duhur, megjithëse PD s’ka përfituar asnjëherë asgjë nga protestat, zoti Paloka ishte i drejtëpërdrejtë në përgjigje. “Pa protesta nuk ke rrugë! Je jashtë rruge! Njerëzit janë sot në situatë diktature, pëshpërisin në vesh kur flasin kundër Ramës. Kanë frikë ta shprehin. Prandaj them, absolutisht duhet radikalizuar. Nëse ne nuk reagojmë, edhe për faktorin ndërkombëtar, do të thotë që jemi në rregull. Një popull që i rrisin taksat, i shkatërrojnë shtëpinë, i vjedhin votën dhe rri, atëherë ata mendojnë se gjërat janë në rregull. Reagimi është i domosdoshëm. Kështu u jep shpresë njërëzve dhe merr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar”u shpreh Edi Paloka.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, foli edhe për vizitën e pritshme në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, i cili shpalli Sali Berishën non grata në maj 2021.

“Për vizitën e Sekretarit të Shtetit, mos ta quaj skandal, por në ditën që vjen Sekretari i Shtetit këtu, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, dëshmon në Uashington DC se e ka korruptuar kryeminstri shqiptar”, theksoi Edi Paloka.

Deputeti i PD u përket atyre politikanëve që shpresojnë se me rikthimin e Donald Trump diçka mund të ndryshojë në politikën amerikane për Shqipërinë dhe opozitën, pasi besojnë se shpallja non grata nga administrata aktuale ka ndodhur për shkak të lobimit të Edi Ramës përmes George Soros.  “Nuk është sekret që Soros kontrollon një pjesë të Departamentit të Shtetit. Uroj që fitorja e Trumpit të na kthejë dhe Amerikën që adhurojmë. Por dua të theksoj se, nëse ne presim që të na e sjellin ndryshimin ndërkombëtarët, pa lëvizur ne, atëherë jemi duke fjetur si Luli. Edhe kur të vijë Trump, po s’lëvizëm ne, asgjë nuk ndodh. Do të ndikojë, sepse, për fat të mirë, Trump ka një konflikt me Sorosin dhe mund të na japë një dorë, po nuk pres që, pa lëvizur ne, të ndodhë gjë.” tha Edi Paloka në emisionin “Pa Censurë”.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.