• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Mjekësia Ligjore kërkon leje të varrosë Arben Lleshin: Familja s’e merr trupin, ka frikë nga hakmarrja! Alibitë e Mjacajt…

04/02/2024
in Kronikë
Mjekësia Ligjore kërkon leje të varrosë Arben Lleshin: Familja s’e merr trupin, ka frikë nga hakmarrja! Alibitë e Mjacajt…

Instituti i Mjekësisë Ligjore i kërkon prokurorisë së Elbasanit leje për të varrosur Arben Lleshin të dënuarin me burgim të përjetshëm, i cili u ekzekutua javë më parë në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj.

Lajmi konfirmohet për News 24 nga burime zyrtare pranë Morgut të Tiranës, të cilat sqarojnë se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes. Ndaj në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokurorisë me kërkese me leje për të vijuar procedurat për varrimin.

Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit e kontaktuar nga News 24 tha se do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit. Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit. Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësisht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.

/a.r

Më të lexuarat

  • Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!