• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

“Big Brother VIP”/ Jul Deda forcon pozitat, shifrat favorizojnë aktorin e humorit! Rriten Heidi e Romeo, si renditen konkurrentët

03/02/2024
in Jetë
“Big Brother VIP”/ Jul Deda forcon pozitat, shifrat favorizojnë aktorin e humorit! Rriten Heidi e Romeo, si renditen konkurrentët

Ndonëse ka vetëm pak javë që ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother”, publiku i ka krijuar tashmë të preferuarit e tyre. Veç përballjes në votime, ku janë shpallur tashmë të preferuarit e shtëpisë, një “luftë” e ashpër bëhet edhe për ndjekës në rrjetet sociale. Si çdo javë, “Top Albania Radio”, bën edhe klasifikimin, duke nxjerrë personazhet që më së shumti po preferohen në rrjetet sociale.

Egla Ceno ka shtuar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Duket se dinamikat në lojë dhe vendosja e saj përballë disa debateve është përkthyer me shumë pak ndjekës të shtuar në rrjetet sociale. Kujtojmë këtu edhe faktin se Egla nuk bën pjesë tek ata personazhe që i pëlqen të ketë një adresë të famshme në rrjetet sociale.

Një tjetër personazh që është shpallur i preferuar është edhe aktori Jul Deda. Me lojën e tij në Big Brother, Juli tashmë e ka treguar se është një nga pretendentët për çmimin e madh. Këtë javë, aktori ka shtuar 1 mijë ndjekës në rrjetet sociale, duke e çuar shifrën në 439K. duhet theksuar fakti se aktori është edhe personazhi që ka më së shumti ndjekës në Instagramin.  Karriera e gjatë si dhe suksesi ka pasur, ka bërë që Juli të përkthehet me ndjekës të shumtë në rrjetet e tij sociale.

Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 3.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 2 mijë ndjekës. Veç romancës që ky çift po zhvillon në Big Brother, të dy kanë krijuar tashmë edhe ndjekësit e tyre.

Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, javën e kaluar me Ledjonën. Megjith atë, në “Instagram”-in e saj shifrat nuk kanë ndryshuar, duke qëndruar në të njëjtat shifra. Tregues ky, që flet për mënyrën sesi janë perceptuar këto debate nga publiku i gjerë.

Astrologia Meri Shehu ka shtuar 500 ndjekës dhe tani numëron 13.9K. Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar vetëm 100 ndjekës, këtë javë Vesa Smolica ka fituar plot 4.1K ndjekës.

Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 126K. Debati i fortë që ajo pati m e Ilnisën, bëri që shumë ta mbështesnin. Mbështetje kjo që është pasqyruar edhe në Instagramin e saj.

Po ashtu Heidi Baci rezulton me një numër të madh rritje, p rej plot 6.1K. Banorja e cila ka mbërritur nga Italia për Big Brother, po vijon të ketë një rritje me hapa të shpejt në rrjet, duke nisur të krijojë kështu tifozerinë e saj. Kujtojmë se Heidi po komentohet shumë për një romancë të mundshme me Romeo Veshaj.

Dy të rinjtë po shfaqen gjithnjë e pranë tyre, duke pranuar pëlqimin që kanë ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë, deri më tani puthja mes tyre nuk ka ndodhur. Banori që më së shumti ka shtuar ndjekës këtë javë është aktori Romeo Veshaj. Edhe për këtë javë, ai mban vendin e parë me plot 10 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 305K.

Si një ndër personazhet më të pëlqyer dhe më aktiv në rrjetet e tij sociale, shifrat për Romeon kanë kapërcyer ndjeshëm këtë javë. Madje, shpesh në rrjetet sociale, komentuesit janë shprehur se shumë prej banorëve që kanë rritje të mëdha në “Instagram”, blejnë ndjekësit./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!