AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Anëtarët e Kongresit: SHBA duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përballë ndikimit të Rusisë dhe Kinës

by SHT Media
31/01/2024
in Botë
6
0
Anëtarët e Kongresit: SHBA duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përballë ndikimit të Rusisë dhe Kinës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën shqetësimin për ndikimin keqdashës të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor. Ata folën për këtë temë në një forum në Kongresin amerikan.

Pjesëmarrësit thanë se Rusia dhe Kina po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre përmes ndërhyrjeve politike dhe dezinformimit në rastin e Moskës, si edhe kryesisht përmes investimeve ekonomike dhe infrastrukturore në rastin e Pekinit.

Ata theksuan nevojën e forcimit të koordinimit mes SHBA-së dhe aleatëve të tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata gjithashtu folën për nevojën e integrimit të rajonit.

Anëtari republikan i Kongresit, Pete Sessions një nga bashkëdrejtuesit dhe organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se Rusia ka vite që përpiqet për destabilizimin e Ballkanit, dhe se është e qartë se ajo përdor dezinformatat dhe forcë kur do që të realizojë synimet e saj.

“Destabilizimi i Ballkanit (nga Moska) është diçka që secili prej vendeve atje e sheh dhe ata e shohin që jo vetëm po ndodh, por se ka përpjekje e qëllimshme për të minuar këto vende”, tha ai.

Sessions thotë se Shtetet e Bashkuara dhe organizma perëndimore duhet t’i mbështesin stabilitetin e rajonit.

“BE-ja, NATO dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të bashkuara dhe të thonë me forcë se ‘ne i mbështesim këto vende dhe do të qëndrojmë së bashku me to’. Kjo është ajo që u duhet këtyre endeve: Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të qëndrojnë me forcë në krah të tyre”, tha ai.

Kolegu i tij, anëtari republikan i Kongresit Robert B. Aderholt shprehu shqetësimin se fushata e Rusisë dhe Kinës për ndikim po rritet dhe për këtë arsye…

“… vendet e Ballkanit sot më shumë se kurrë janë jetike për partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe duhet të ketë një qëndrim të unifikuar kundër ndikimeve negative”, tha ai.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu i cili organizoi takimin së bashku me anëtarët e Kongresit Sessions dhe Aderholt, tha se është e dukshme që siguria është çështja kryesore në botë sot.

“Duket qartësisht se ka një lëvizje të Rusisë por edhe të Kinës, ndoshta dhe Iranit për të krijuar probleme në rajonin e Ballkanit, për të pasur një pikë tjetër konflikti dhe për të zhvendosur vëmendjen nga Ukraina”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Mediu shton se vetë vendet e Ballkanit që janë pjesëtare të NATO-s, duhet të ndërmarrin masa për të krijuar mekanizma parandaluese politike dhe ushtarake në rajonin e Ballkanit.

“… Duhet të diskutojmë së bashku se cilat janë këto shqetësime dhe cilat janë zgjidhjet për Ballkanin Perëndimor. Po ta shikojmë se si veprojnë këto forca siç janë Rusia dhe Kina, e para është se ata përpiqen që të ndezin konflikte të reja, e dyta krijojnë një lloj status-quoje përsa i takon situatës, problemeve të pazgjidhura, të pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe të zgjerojnë influencën e tyre gjeoekonomike dhe gjeopolitike”.

Naz Durakoglu, ndihmës Sekretare e Shtetit për çështjet legjislative theksoi se Shtetet e Bashkuara janë tepër të shqetësuara për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në rajon, e para përmes infrastrukturës dhe e dyta përmes gazit dhe dezinformimit, dhe fokusi i tyre është kundër NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne përdorim ndihmën e huaj për të ndihmuar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e reformave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të demokracisë.

Analisti i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph, tha për Zërin e Amerikës se u kujtoi anëtarëve të Kongresit dhe zyrtarëve amerikanë se sa i rëndësishëm është Ballkani…

“Ky rajon është është pjesë e strategjisë së Putinit. Ai dëshiron të ndajë Evropën nga Shtetet e Bashkuara dhe dëshiron të ndajë Evropën brenda vetes dhe Ballkani është një rrugë kryesore për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai.

Joseph theksoi se për Moskën, ndikimi në rajonin e Ballkanit bëhet me një kosto të ulët por pasoja të mëdha dhe tha se Rusia ka ndihmën e Serbisë në përpjekjet e saj. Por ai tha se kartat janë në duart e Perëndimit për drejtimin e rajonit.

“Ne i mbajmë kartat, Perëndimi, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, këto të NATO-s. Është ndryshe nga Ukraina. Rusia është shumë larg për të sjellë forca tokësore. Anëtarët e NATO-s rrethojnë Ballkanin. Të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë, duan t’i bashkohen NATO-s”, tha ai.

Në një kujtesë për situatën gjeopolitike ku është bota sot dhe të sfidave me të cilat përballet, përfaqësuesi i Ukrainës në këtë forum, deputeti Alex Goncharenko bëri thirrje për vazhdimin e ndihmës ndaj vendit të tij, në një kohë debatesh në Kapitol, ku procesi për miratimin e ndihmës së mëtejshme për luftën kundër Rusisë, ka ngecur./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.