AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

Naxhija numëron fatkeqësitë, ka mbetur pa shtëpi: Mbeta vejushë 28-vjeçe… Fëmijën e parë ia dhurova kunatës!

by SHT Media
06/11/2023
in Sociale
6
0
Naxhija numëron fatkeqësitë, ka mbetur pa shtëpi: Mbeta vejushë 28-vjeçe… Fëmijën e parë ia dhurova kunatës!
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luljeta ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” motrën e saj, Naxhijen për një premtim të pambajtur.

Ajo i ka shitur shtëpinë pasi Naxhija i kishte premtuar se do të jetonin bashkë në shtëpinë e saj, por kjo nuk është realizuar.

Gjatë debateve me motrën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Luljeta thotë se Naxhija i ka dhuruar kunatës fëmijën e saj të parë. Naxhija shpjegon se është martuar në moshën 15-vjeçare për t’u kujdesur për vjehrrën e sëmurë me sklerozë.
Kunata e saj ishte e martuar, por pa fëmijë dhe ndaj bashkëshorti i Naxhijes vendosi që t’ia dhurojë asaj djalin e tij të parë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?

Naxhije: 17 vjeçe.

Naxhije: Erdhi fëmija i parë në jetë zoti Ardit dhe kunata nuk kishte fëmijë. Ngrihet bashkëshorti, ia dhuron fëmijën. 3 muajsh e mbajta, 3 muajsh, sa lindi fëmija i parë.

Ardit Gjebrea: A të pyeti ty?

Naxhije: Nuk pyeti, nuk pyeteshim. Llafi ligj bëhej llafi i burrit. Në atë kohë ajo ishte.

Eni Çobani: Si mund të merret fëmija i parë?

Luljeta: Si ka mundësi moj motra ime t’i dhurosh ti fëmijën, krijesën dhe të të lërë sot ty rrugëve moj? Ku je ti, deri sot ku jetove moj? Nuk kishe ti të drejtë të kërkoje?

Eni Çobani: Kush e ka marrë fëmijën e parë të lutem që e ke pasur djalë apo jo?

Ardit Gjebrea: Pra motra e bashkëshortit.

Naxhije: Po, ia dha të motrës. Vdiq vjehrri, vdiq vjehrra kur erdhën momentet. Në ’92 kemi bërë shtëpitë zonja Eni.

Eni Çobani: Kush i ka bërë pra? I ke bërë ti me burrin apo jo?

Naxhije: Unë me burrin. Në ’96 më vdes burri, 40-vjeçar, i ri fare zonja Eni.

Eni Çobani: Të vdes edhe burri?

Naxhije: Vdes edhe ai.

Eni Çobani: Dhe që nga viti, më fal, në ’96 sa vjeç ishe?

Naxhije: 28-29 vjeçe.

Eni Çobani: Dhe që atëherë s’je martuar më?

Naxhije: Jo.

Ardit Gjebrea: Naxhije, ke fëmijë të tjerë?

Naxhije: Kam dy, çun e gocë. Edhe sot e kësaj dite kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre zonja Eni. Kjo ishte fatkeqësia, sot e kësaj dite asnjë lloj letre se do i bënte kunata.

Ardit Gjebrea: Ai fëmijë është i regjistruar në emrin tënd apo të kunatës?

Naxhije: Fëmijën me letra, kunata e mori.

Naxhija shton se me djalin e saj të parë nuk gëzon marrëdhënie të mira

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

22/10/2026

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

22/10/2026

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

22/10/2026

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

22/10/2026

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

22/10/2026

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  • Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.