• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Yoga, pilates dhe palestër me CR7. Zbuloni sekretet e super formës së Georgina Rodriguez, e cila feston sot 30-vjetorin

28/01/2024
in Jetë
Yoga, pilates dhe palestër me CR7. Zbuloni sekretet e super formës së Georgina Rodriguez, e cila feston sot 30-vjetorin

Modelja argjentinaso-spanjolle shuan sot 30 qirinj. Partnerja e CR7 është gjithmonë si një sportiste e shkëlqyer, por le të zbulojmë se si e mban trupin kaq në formë

Georgina Rodriguez

Fizik i admirueshëm
Ajo e ka dashur gjithmonë trupin e palestruar dhe format bombastike fizike, ashtu siç i ka dashur gjithmonë stërvitjet. Georgina Rodriguez, e cila prej vitesh është partnerja e Cristiano Ronaldos, thotë se sporti është argëtim dhe mirëqenie. Kjo, edhe sepse për të vazhduar me CR7 duhet domosdoshmërisht të pëlqejë aktivitetin fizik.

Georgina Rodriguez

Dietë dhe… përkëdhelje
Georgina e nis ditën e saj me një omëletë franceze me lëng portokalli. Pasi të ketë mbaruar mëngjesi, nuk i mungon kurrë një filxhan kafeje e këndshme. Gjithmonë fruta pas stërvitjes, shpesh një banane. Për drekë dhe darkë zgjedh gjithmonë mish të pjekur në skarë ose peshk me perime, ndërsa rostiçeria e saj e preferuar, nuk do ta besoni kurrë, janë molusqet e konservuara me limon. Në çdo rast, asaj i pëlqen gjithashtu të hajë herë pas here jashtë shtëpisë. Pëlqen shumë sanduiçet me chorizo ​​dhe salcice.

Georgina Rodriguez

Intensitet i lartë
Modelja stërvitet në palestrën e saj personale, të cilën e ndan me Cristiano Ronaldon. Stërvitjet e saj përfshijnë kardio, për të djegur kaloritë e tepërta dhe shëndetin e tij kardiovaskular. Sa iu përket aktiviteteve kardiovaskulare, asaj i pëlqejnë qarqet me intensitet të lartë (HIIT), ndërkohë që nuk mund të mungojnë asnjëherë squats, lunges, deadlifts dhe ushtrime të ndryshme të trupit të lirë për të ndërtuar muskujt.

Georgina Rodriguez

Yoga, pilates dhe vallëzim
Joga dhe pilates janë gjithashtu pjesë e rutinës së stërvitjes së Georgina. Falë këtyre dy aktiviteteve, ajo është në gjendje të rrisë forcën, fleksibilitetin, qëndrimin dhe të reduktojë stresin. Nga çfarë nuk mund të heqë dorë modelja? Nga vallëzimi. Një pasion i madh për të, që e ndihmon shumë për të përmirësuar qëndrimin, forcën dhe përqendrimin.

Georgina Rodriguez

Cristiano dhe fëmijët e tij
Georgina dhe Cristiano Ronaldo u takuan në vitin 2016 në një butik “Gucci” në Madrid. Njohja ndodhi në kohën kur ai luante për Real Madridin dhe ajo ishte një nga shitëset në atë dyqan. Dashuri me shikim të parë. Të dy kanë shtatë vite bashkë dhe janë më të lumtur se kurrë, edhe pse nuk janë martuar. Së bashku sollën në jetë dy vajza: Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Fatkeqësisht, ata humbën binjakun e vogël të kësaj të fundit. CR7 ka edhe tre fëmijë të tjerë: Cristiano Jr. dhe binjakët Eva e Mateo. Identiteti i nënës së djalit të madh nuk u zbulua asnjëherë, ndërsa binjakët kishin lindur nga një nënë surrogate. Georgina, megjithatë, vepron si nënë për të pestë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!