• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vdes edhe njeriu i dytë me zemër derri, transplanti u bë afro dy muaj më parë

02/11/2023
in Botë
Reading Time: 3 mins read
Vdes edhe njeriu i dytë me zemër derri, transplanti u bë afro dy muaj më parë
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth gjashtë javë pas një transplanti eksperimental të zemrës, konkretisht një xenograft (ind, ekstrakt) me organin e derrit, Lawrence Faucette, njeriu i dytë që iu nënshtrua procedurës pioniere, ka vdekur. Kirurgjia u krye nga një ekip multidisiplinar nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Maryland (UMSOM) në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland (UMMC) më 20 shtator.

Pavarësisht muajit të parë me progres të dukshëm, ditët e fundit zemra e derrit “ka treguar shenjat e para të refuzimit”, siç specifikohet në një njoftim për shtyp nga universiteti amerikan. Burri ndërroi jetë më 30 tetor, rreth gjashtë javë pas transplantimit.

Megjithëse ai jetoi vetëm një kohë të shkurtër, sipas profesorit Bartley P. Griffith i cili kreu operacionin dhe të gjithë mjekëve dhe studiuesve të përfshirë në xenotransplantimin pionier, të dhënat e mbledhura nga kjo përvojë mund të ndihmojnë njerëzit e tjerë të kenë shpresë kur transplantimi i zemrës nuk është i mundur me organe njerëzore. Faucette mbërriti në spital më 14 shtator 2023 me dështim të zemrës në fazën përfundimtare, vetëm gjashtë ditë përpara xenotransplantit. Për shkak të sëmundjeve të rënda vaskulare periferike dhe kushteve të tjera themelore, ai nuk u konsiderua i përshtatshëm për transplantim të zemrës së njeriut, ndaj iu ofrua alternativa e xentransplantit, të cilën ai e pranoi me dëshirë, pavarësisht se ishte i vetëdijshëm se me shumë mundësi nuk do të kishte jetuar gjatë.

“Faucette ishte një shkencëtar i cili jo vetëm që lexonte dhe interpretonte biopsitë e tij, por kuptoi kontributin e rëndësishëm që po jepte për përparimin në këtë fushë,” tha profesor Muhammad M. Mohiuddin, Profesor i Kirurgjisë dhe Drejtor Shkencor i Programit të Xenotransplantit Kardiak në UMSOM.

Siç u specifikua, z. Faucette kishte bërë përparim të rëndësishëm që nga operacioni; ai kishte filluar terapinë fizike për të ecur përsëri dhe kaloi kohë në paqe me familjen e tij, për shembull duke luajtur letra me gruan e tij Ann. Gjatë muajit të parë, zemra e tij e derrit (e modifikuar gjenetikisht) tregoi funksionalitet të shkëlqyeshëm dhe pa shenja refuzimi, që konsiderohet si një nga ndërlikimet kryesore edhe kur kryhen transplantime të rregullta nga donatorë njerëzorë. “Kjo është një arritje monumentale dhe nevojiten përpjekje titanike për të avancuar fushën e transplantimit,” tha profesoresha Christine Lau, drejtuese e Departamentit të Kirurgjisë në UMSOM. Fatkeqësisht, siç tregohet, rreth një muaj pas operacionit u shfaqën shenja refuzimi dhe brenda pak ditësh burri humbi jetën.

David Bennett ishte njeriu i parë që iu nënshtrua xnotransplantimit me një zemër derri në janar 2022. Ai gjithashtu kishte një sëmundje të zemrës në fazën e fundit. Ai mbijetoi rreth dy muaj. Vdekja e tij do të kishte ndodhur për shkak të një sërë faktorësh, duke përfshirë praninë e viruseve të derrit, siç theksohet nga një studim i botuar në “The Lancet”.

Shkencëtarët shpresojnë se një ditë, përmes këtij eksperimenti dhe ndërhyrjeve pioniere si ato të Bennet dhe Faucette, do të jetë e mundur që në mënyrë sistematike të kemi organe alternative ndaj atyre njerëzore, duke eliminuar listat shumë të gjata të pritjes. Por mbarështimi i kafshëve në fabrika organesh dhe sakrifikimi i tyre për të prodhuar “pjesë këmbimi” për njerëzit është një praktikë e diskutueshme që ka ndezur një debat të gjerë publik./Liberale.al

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

21/03/2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

21/03/2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

21/03/2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

21/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport