AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Konflikti për tokën te Kepi i Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

by SHT Media
30/10/2023
in Kronikë, Kryesore
6
0
Konflikti për tokën te Kepi i Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Marku Frroku është në mesin e personave të arrestuar për konfliktin e një prone te Kepi i Rodonit në Durrës, ku një ditë më parë u përfshinë në konflikt fizik banorë të zonës me përfaqësues të kishës katolike.

8 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me këtë konflikt, në mesin e të cilëve është edhe Mark Frroku.

Një ditë më parë, u përfshinë në një sherr masiv banorë të zonës me përfaqësuesit e kishës katolike, teksa këta të fundit po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë prone.

Konflikti degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në vendngjarje policia gjeti edhe një gëzhojë. Disa prej personave të përfshirë në sherr përfunduan në spital dhe morën mjekim.

NJOFTIMI I POLICISË NJË DITË MË PARË

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?

16/10/2026

U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16/10/2026

U fut përmes Lanës për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Klevis Balliu: Ishte skemë e Operacionales!

16/10/2026

Publikohet videoja që zbulon çfarë ndodhi para se Klevis Balliu të përfundonte në Lanë, si protestuesit e maskuar iu vërsulën deputetëve të PD-së

16/10/2026

Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

16/10/2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi

16/10/2026

Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

16/10/2026

Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli

16/10/2026

Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

16/10/2026

Balla publikon pamjet kur Klevis Balliu përpiqet t’i shpëtojë protestuesve: Pse vetëm Saliu e kalon oqeanin me not?

16/10/2026

Përfshihet nga flakët Bashkia e Shkodrës/ Persona të maskuar sulmojnë me molotov godinën

16/10/2026

Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

16/10/2026

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

16/10/2026

Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh

16/10/2026

Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.