• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

LIBRI I DITËS: “Gruaja me kimono të bardhë” nga Ana Johns, romani që sjell historinë e vërtetë të dy grave d

19/12/2023
in Kryesore
LIBRI I DITËS: “Gruaja me kimono të bardhë” nga Ana Johns, romani që sjell historinë e vërtetë të dy grave d
Shpërndaje me miqtë

“Gruaja me kimono të bardhë” nga autorja Ana Johns, është një roman marramendës, i frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Historia e dy grave që jetojnë në dy anët e Paqësorit dhe e një sekreti që i lidh ato.

Japoni, 1957. Martesa me mblesëri e shtatëmbëdhjetëvjeçares Naoko Nakamura, që do t’i kishte dhënë një pozitë të privilegjuar familjare në shoqërinë tradicionale japoneze, duket e pamundur.

Vajza ka rënë në dashuri me një ushtarak të ri të marinës amerikane. Në një Japoni të lidhur fort me traditat dhe ku martesat mes racave të ndryshme shihen shtrembër, në një Japoni të Pasluftës kur amerikanët janë fitimtarë dhe japonezët humbës, Naokoja shtatzënë ka vetëm një fat: atë e përzënë me turp nga shtëpia. Çfarë ndodh më pas, është gati e paimagjinueshme për një vajzë, por sidomos për një nënë… Shtetet e Bashkuara, kohët moderne.

Gazetarja investiguese Tori Kovaçi gjen një letër, e cila vë në pikëpyetje gjithçka që ajo dinte për familjen e saj. Lajmet që merr vesh nga i ati në shtratin e tij të vdekjes, papritur ia kthejnë jetën përmbys. Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. “Gruaja me kimono të bardhë” është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.

Pak nga jeta e autores

Ana Johns është një noveliste amerikane fituese e çmimeve, bestseller ndërkombëtar. Fiksioni i saj i parë historik, GRUAJA ME KIMONO TË BARDHË, botuar me vlerësime kritike në mbi 25 gjuhë, ka qenë një bestseller dhe një përzgjedhje e Natës Botërore të Librit të Agjencisë së Leximit 2023. Kur nuk shkruan, do ta gjeni duke lundruar në bregun e bukur të liqenit Michigan ose duke u kujdesur për Monarch Waystation dhe Habitatin e vogël Wildlife.

Autori: Ana Johns

Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj

Shtëpia botuese: Dituria

Përkthyes: Afërdita Shuteriqi

Viti i Botimit: 2023

Numri i faqeve: 400

Çmimi: 1250 lekë

Liberale.al/ Përgatiti A: Mënalla

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!