• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kaos në aeroportin rus, protestuesit anti-hebrenj sulmojnë pasagjerët izraelitë

30/10/2023
in Botë
Kaos në aeroportin rus, protestuesit anti-hebrenj sulmojnë pasagjerët izraelitë

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit – të banuar me shumicë myslimane – ndersa disa brohoritën slogane kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor.

Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të “garantuar sigurinë” e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram.

Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, pasi ka nisur lufta mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, që udhëheq me Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme izraelite më 29 tetor kërkoi që Rusia të mbronte izraelitët dhe hebrenjtë dhe të arrestonte këdo që i kërcënon ata.

“Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës kundër hebrenjve dhe izraelitëve”, thuhet në një deklaratë.

Më 29 tetor, videot dhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Realitetet e Kaukazit të Radios Evropa e Lirë shfaqën protestuesit duke hyrë në pistën e aeroportit dhe duke tentuar të hynin në avionin që aterroi nga Tel Avivi.

Autoritetet thanë se aeroporti është mbyllur për fluturimet, ndërsa policia thuhet se ka bllokuar komunikimet në zonën e aeportit për të parandaluar turmën që të koordinohet për veprime të mëtejme.

Një kanal Telegram i lajmeve lokale raportoi se protestuesit po përpiqeshin të kontrollonin identitetin e pasagjerëve që vinin, duke u përpjekur të parandalonin hebrenjtë të largoheshin nga aeroporti, duke përfshirë edhe duke kontrolluar automjetet policore.

Zyrtarët në Dagestan akuzuan “armiqtë e Rusisë” për nxitjen e ndjenjave antisemitiste pasi Qendra e Koordinimit të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut u bëri thirrje autoriteteve të ndalojnë refugjatët nga Izraeli të hyjnë në këtë rajon, raportoi Caucasian Knot.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se “sa i përket ngjarjes në Makaçkala, do të përcaktohet identiteti i të gjithë atyre që morën pjesë në trazira, pasi aeroporti vëzhgohet nga kamerat”.

Tubimet antisemitike u mbajtën gjatë fundjavës në qytete të tjera të Kaukazit të Veriut dhe protestuesit kundërshtuan fushatën ushtarake të Izraelit. Më 28 tetor, u mbajt një tubim në Cherkessk, kryeqyteti i Republikës Karachayevo-Cherkessia, duke kërkuar që banorët e Izraelit të mos lejohen të hyjnë në republikë.

Natën e 29 tetorit, banorët e Derbentit në Dagestan protestuan pas raportimeve të rreme për vendosjen e refugjatëve nga Izraeli në hotelet lokale.

Më të lexuarat

  • Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!