AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

Si një fustan i krijuar nga 254 karta American Express Gold bëri histori në Oscars

by SHT Media
13/12/2023
in Jetë
6
0
Si një fustan i krijuar nga 254 karta American Express Gold bëri histori në Oscars
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stilistja australiane e kostumeve, Lizzy Gardiner bëri bujë në ceremoninë e 67-të të ndarjes së Çmimeve të Akademisë, duke u ngjitur në tapetin e kuq me një fustan të punuar nga 254 karta American Express Gold.

Veshja e saj vezulluese me rripa të hollë, e gjatë deri në dysheme dhe e shoqëruar nga të brendshme dhe këpucë me platformë në ar, la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e modës Oscars. Dhe për ata që pyesin, ato ishin autentike, megjithëse të skaduara, Revista Time raportoi se ndërsa çdo kartë mbante emrin e Gardiner, dhe i mungonte një shifër për t’i bërë ato të pavlefshme.
Ishte viti 1995 dhe Gardiner, e cila ishte praktikisht e panjohur për Hollivudin në atë kohë, ishte në garë për dizajnin më të mirë të kostumeve për punën e saj në “Aventurat e Priscilës, Mbretëresha e Shkretëtirës”. Ajo fillimisht kishte parashikuar që me fustanin me karta krediti të vishte një prej tre protagonistëve të filmit, por American Express dhe shumë kompani të tjera bankare refuzuan mundësinë që kartat e tyre të shfaqen në produksion. Kështu që ajo përfundoi duke i përdorur për të krijuar një fustan të tërë.

“Isha pa kokërr leku dhe nuk kisha asgjë për të veshur”, u tha Gardiner gazetarëve në tapetin e kuq për origjinën e veshjes së saj për Oscar. “Kështu që kalova për të riparë listën time të ideve më të mira në të kaluarën dhe u ndala te kjo.”

Stilistja tha më vonë tha për New York Times se ishte “duke kërkuar një simbol amerikan. Një shishe Coca-Cola ose një Mickey Mouse do të ishte qesharake, të bëja ndonjë gjë me flamurin amerikan do të kishte qenë fyese dhe kapelet e Cadillac ishin thjesht tepër e pakëndshme. Ndaj u ndala aty”.

Kur ajo dhe kolegu i saj kostumograf Tim Chappel dolën në skenë për të marrë çmimin e tyre, prezantuesi David Letterman tha me shaka: “Po ju them, American Express nuk mund të blejë një publicitet të tillë.”
Kompania, këtë herë, i kishte dhënë Gardiner lejen për të përdorur kartat e tyre.

Një muaj pas ngjarjes, një zëdhënëse e American Express shpjegoi pse kompania kishte miratuar fustanin e Gardiner për Oscars, por jo filmin.
“Është ndryshe. Ajo nuk po vesh një personazh. Ajo vishet vetë” – shpjegoi ajo. Jo shumë kohë më pas, American Express tha se e kishte blerë fustanin nga Gardiner për një çmim që nuk bëhet i ditur.
Veshja e Gardiner u interpretua gjerësisht si goditje satirike ndaj teprimeve të Hollivudit.

Ajo konfirmoi se ishte me të vërtetë një “protestë sartorale”, duke i thënë Hollywood Reporter se atë vit kartat e kreditit “thonin diçka për pasurinë dhe pozitën e dikujt”.
Fustani që binte në sy u prit mirë gjatë natës, me kritikët që vlerësuan zgjedhjen e saj të modës si më të guximshme se ajo e personazheve më të njohur të tapetit të kuq.

Në atë kohë, The New York Times shkroi se në “një mbrëmje të shquar për mungesën e veshjeve të egra, Gardiner arriti të bënte një përshtypje të madhe”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

23/10/2026

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

23/10/2026

“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake!

23/10/2026

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

23/10/2026

Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

23/10/2026

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

23/10/2026

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

23/10/2026

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

23/10/2026

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

23/10/2026

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

23/10/2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

23/10/2026

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

23/10/2026

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

23/10/2026

Ktheu magazinën në ‘shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro

23/10/2026

Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle
  • Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.