AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Rritja e pagave të larta, dietat dhe shpërblimet e Administratës e çojnë në 71.486 lekë pagën mesatare, sektori privat m

by SHT Media
12/12/2023
in Kryesore
6
0
Rritja e pagave të larta, dietat dhe shpërblimet e Administratës e çojnë në 71.486 lekë pagën mesatare, sektori privat m
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2023, është 71.486 lekë, duke u rritur me 16 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Por rritja ka vijuar edhe në tremujorin e fundit të këtij viti dhe do të vazhdojë përgjatë vitit 2024 derisa paga mesatare të shkojë në 900 euro.

Ndërkohë që presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit paga u është dyfishuar falë reformës së pagave në Administratën Publike. Rritja e njëshme e pagave të larta, si dhe shpërblimet apo dietat po kontribuojnë ndjeshëm në arritjen e objektivit të qeverisë: që është paga mesatare: 900 euro.

E ndërsa po rriten pagat në administratën publike pa marrë në konsideratë inflacionin dhe taksat që mund të rëndojnë mbi biznese apo qytetarë që ushtrojnë aktivitet të lirë ekonomik, ajo që vihet re, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët në fakt, është se po krijohej një hendek pagash midis sektorit privat dhe atij publik. Rritjes së pagave në sektorin publik nuk i është përgjigjur sektori privat, ndonëse punonjësit e këtij sektori mund të shpenzojnë dyfishin e kohës vjetore në punë dhe mund të kenë një produktivitet disa herë më të lartë se punonjësit e administratës shtetërore. Në këto kushte, demoralizimi i tyre mund të çojë në një fluks tjetër emigracioni. Mungesa e fuqisë punëtore do të shoqërohet me ulje produktiviteti dhe të ardhurash dhe në këto kushte rrezikon t’i fusë në telashe edhe më të mëdha bizneset. Në një periudhë afatgjatë nëse situata nuk ndryshon rritja joreale dhe e pastudiuar e pagave të premtuara mund të shoqërohet me pasoja të rëndë për tërë ekonominë.

Paga mesatare nga 52.815 që ishte në Tremujorin e Tretë të vitit 2020, sipas të dhënave të Tremujorit të Tretë të vitit 2023 të publikuara nga INSTAT, ka shkuar në 71.486 lekë.   Kurse paga minimale nga 26 mijë lekë që ishte në Tremujorin e Tretë 2020 shkoi në 40.000 në Tremujorin e Tretë 2023. Ndërkohë, rritja e çmimeve, nga ana tjetër, për shumë qytetarë dhe kategori të caktuara mund të ketë gërryer edhe më tepër çdo rritje të pagave apo të ardhurave.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare bujqësia dhe ndërtimi, dy sektorët që i japin produktin më të lartë ekonomisë tonë, kanë edhe pagat më të ulëta në tregun e punës, madje duke mbetur shumë larg objektivit të qeverisë, për t’a çuar pagat mesatare në 900 euro.

Gjithsesi, gjatë tremujorit të tretë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacionit.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4 %.

Shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.

Gjatë tremujorit të tretë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar. /Liberale.al/

SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
3 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
3 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Ditën e Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, Alfabeti Latin na lidh me Evropën

23/11/2026

Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja për çfarë dyshohet

23/11/2026

“Shqipëria duhet të ndryshojë”- Tabaku në Bundestag: Integrimi në BE duhet të matet me reforma, demokraci dhe respektimin e votës!

23/11/2026

Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i “Anthropic”: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit!

23/11/2026

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë probleme në rrugët rurale të Kukësit, vështirësi qarkullimi në disa fshatra!

23/11/2026

Fjalën e fundit e ka… paraja!

23/11/2026

Sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në Libi, Moska kërcënon Kievin: Do të ketë pasoja tepër të dhimbshme!

23/11/2026

Moti i keq në Tropojë, rrëshqitjet e dheut shkaktojnë probleme në infrastrukturë, bllokohet aksi Bajram Curri-Cerrnicë!

23/11/2026

Arrihet marrëveshja, Koreja e Jugut dhe Kina bëhen bashkë në “tregun e argëtimit”

23/11/2026

Operacion i madh në Shkodër, zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe…

23/11/2026

Izrael/ Eisenkot përgatitet të shpallë koalicionin e ri, synon votimin brenda 48 orësh për të shmangur manovrat politike të Netanjahut!

23/11/2026

Kurti zbulon kur pritet të përfundojë drafti i ri për Gjykatën Speciale: Ekspertët drejt fundit të punës!

23/11/2026

BE i jep mesazh Greqisë për Shqipërinë, Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin! Tirana synon fundin e negociatave

23/11/2026

Flamingot që kërkojnë antifashizëm pa antifashistë

23/11/2026

Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ditën e Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, Alfabeti Latin na lidh me Evropën
  • Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja për çfarë dyshohet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.