AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: Të ardhurat për frymë në Europë në periudhën (1922-1938), Shqipëria dhe varfëria e saj historike

by SHT Media
20/11/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS: Të ardhurat për frymë në Europë në periudhën (1922-1938), Shqipëria dhe varfëria e saj historike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aranit Muraçi

Për shkak të pushtimeve shekullore, Shqipëria historikisht ka qenë një vend i shtypur dhe i varfër. Por fatkeqësisht edhe pasi krijoi shtetin e pavarur, vendi ynë duhet theksuar se mbeti një vend i varfër dhe vazhdon të konsiderohet sot e kësaj dite një ndër vendet më të varfra të Europës. Kjo, për arsye nga më të ndryshmet, si të qeverisjeve të këqija dhe vizionit të gabuar të njerëzve që kanë drejtuar Shqipërinë në 100 vitet e fundit.

Në prapambetje historike, në mungesë të shtetit të së drejtës, të funksionimit të demokracisë liberale, ata të cilët kanë pasur fatin të drejtojnë Shqipërinë, nga të dhënat ekonomike, rezulton se më shumë kanë punuar dhe menduar për pushtetin e tyre, në kurriz të zhvillimit dhe të ardhmes së vendit.

Sipas një publikimi të Universitetit të “Cambridge”, “Historia Moderne e Europës” nga të dhënat e publikuara mes dy luftërave, Shqipëria ka qenë vendi më i varfër në rajon edhe asokohe dhe mbetet edhe sot nga vendet e analizuara (shih tabelën në fund).

Zvicra si shtet neutral, duke mos u përfshirë në luftë, thelloi diferencën me vendet e tjera në prag të Luftës së Dytë Botërore, si vendi me GDP më të lartë për banor në Europë. Edhe sot e kësaj ditë Zvicra vijon të mbetet vendi me standardin më të lartë të jetesës në kontinent.

Siç tregon dhe tabela, Zvicra ka pasur thuajse të njëjtin standard jetese, në vitin 1922, me Britaninë e Madhe dhe Holandën, kohë kur në Shqipëri u instalua qeverisja e Zogut, i cili më vonë  do të shpallej mbret.

Të dhënat për vendin tonë i referohen vetëm vitit 1929, ndryshe nga të dhënat për shtetet e tjera që i referohen tre periudhave të ndryshme (1922, 1929 dhe 1938 ). Në vitin 1929, të ardhurat për frymë në vendin tonë ishin sa gjysma e të ardhurave të qytetarëve grekë.

Ashtu si tani, edhe në periudhën mes dy luftërave, vendet më të pasura ishin në perëndim.

Në vitin 1938, kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, vetëm dy vende në Europë i kishin të ardhurat për frymë mbi 6 mijë dollarë: Zvicra dhe Britania e Madhe.

Gjermania naziste dhe Italia, siç tregojnë të dhënat historike të  “Cambridge” për shkak të shpenzimeve marramendëse në ushtri, nuk renditeshin mes vendeve të para europiane më të ardhura të larta për frymë.

Sipas Bankës Botërore, të ardhurat për qytetarët shqiptarët në vitin 2021 ishin 6,492 dollarë, gati aq sa i kishte Zvicra para luftës, ndërkohë duhet theksuar që paraja bazë në analizë (dollari), ashtu si çdo monedhë tjetër, është zhvlerësuar ndjeshëm me kalimin e dekadave.

Greqia, vendi i Bashkimit Europian, ka një GDP për frymë prej 20,192 dollarësh sipas analizës së bankës Botërore për vitin 2021, gati tre herë më të lartë se Shqipëria (ndërkohë që Greqia i ka pasur para luftës së Dytë Botërore të ardhurat vetëm dy herë më të larta se Shqipëria). Kjo tregon se vendi fqinj, ashtu sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, kanë performuar shumë më mirë se Shqipëria në shekullin e fundit, në ekonomi, sidomos pas dy luftrave.

Kështu, në vend të glorifikimit të ‘udhëheqësve legjendarë’ , përmes analizave më të sakta ekonomike, krahasuese me vendet e tjera të rajonit, mund të jepen tablo më realiste për të ndërtuar politika më efikase dhe perspektiva më të mira ekonomike për të ardhmen e vendit.   /Liberale.al/

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

22/10/2026

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

22/10/2026

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

22/10/2026

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

22/10/2026

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

22/10/2026

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  • Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.