Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka përcjellë urimet për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, misioni amerikan ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke vlerësuar njëkohësisht angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Partneriteti ynë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet në mbrojtje, për të forcuar sigurinë kolektive”, thuhet në mesazh.
Postimi i plotë:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri.
Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive.
Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për t’i mbajtur të dy kombet tona të sigurta.










