AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

by Alb Times
27/11/2026
in Politikë
6
0
“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë nisi fushata rajonale për sigurinë rrugore “Një moment për jetën”, në bashkëpunim me Komunitetin e Transportit.

Në aktivitet merr pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Nisma synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit, parandalimin e aksidenteve dhe reduktimin e numrit të viktimave në rrugë.

“Vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i helmetës për drejtuesit dhe pasagjerët e motoçikletave si dhe përdorimi i saktë i sistemeve mbajtëse për fëmijët në automjete janë veprime të thjeshta, por që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Këto nuk janë thjesht detyrime ligjore, janë masat që mbrojnë jetën tonë dhe të njerëzve që udhëtojnë me ne. Asnjë udhëtim nuk është aq i shkurtër sa të justifikojmë mosvendosjen e rripit të sigurimit. Asnjë telefonatë apo mesazh nuk është aq urgjent. Prandaj përmirësimi i përdorimit të këtyre pajisjeve kërkon jo vetëm zbatimin e vazhdueshëm të legjislacionit dhe të kontrolleve efektive, por edhe fushata të synuara ndërgjegjësimi që ndihmojnë qytetarët të kuptojnë rëndësinë e çdo veprimi të tyre në trafik. Në këtë kuadër aktivitetet që organizojmë në bashkëpunim me partneret apo institucionet dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare në shënim të javës globale të sigurisë rrugore, javës europiane të lëvizshmërisë, javës europiane të ditës ndërkombëtare të arsimit dhe javës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore janë pjesë e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të ndërtuar një kulturë të qëndrueshme të sigurisë rrugore. Të nderuar pjesëmarrës, fushata rajonale “Një Moment për jetën” vjen si një mundësi shumë e mirë dhe e rëndësishme për të bashkuar përpjekjet tona dhe për të përcjellë një mesazh të përbashkët në të gjitha rajonin. Mesazhi është një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi individuale. Një moment për jetën kjo iniciativë sepse jeta ka rëndësi dhe çdo vendim i përgjegjshëm në rrugë mund të shpëtojë jetë. Besoj se përmes bashkëpunimit me komunitetin e transportit për të cilin e falënderoj dhe drejtorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të gjithë partnerët tanë mund t’i japim kësaj fushate një shtrirje sa më të gjerë dhe me një ndikim konkret në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Angazhimi jonë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i koordinuar dhe në mënyrë që politika dhe masat që ndërmarrim të adresojnë realisht problematikat dhe grupet më të ekspozuara ndaj rrezikut. sepse në fund të ditës suksesi jonë nuk matet vetëm me kilometrat dhe rrugëve të ndërtuara apo me numrin e akteve ligjore të miratuara apo me shërbime të përmirësuara, por mbi të gjitha matet me numrin e jetëve të shpëtuara që arrijmë të mbrojmë”.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme.

27/11/2026

Tirana, e sigurtë sërisht?

27/11/2026

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

27/11/2026

GJKKO shpall vendimin përfundimtar për 12 të pandehurit e “Revanshit”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli

27/11/2026

Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

27/11/2026

Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit

27/11/2026

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

27/11/2026

Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

27/11/2026

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

27/11/2026

Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

27/11/2026

Nga Alimehmet, te Tabaku! Zbulohen emrat e propozuar në PD për Bashkinë e Tiranës

27/11/2026

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27/11/2026

Janë nis trimat nëpër Jutbinë të rrahin popullin në Tiranë

27/11/2026

Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

27/11/2026

Italia miraton ligjin e ri në shkolla, ndalon burkat dhe vendos kufi për nxënësit e huaj

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme.
  • Tirana, e sigurtë sërisht?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.